agjenci imobiliare ne tirane

Homeland.al

  /  Real Estate   /  Përse duhet të investoni në Shqipëri?
agjenci imobiliare ne tirane

Përse duhet të investoni në Shqipëri?

Përse duhet të investoni në Shqipëri në momentin kur të gjithë duan të largohen? Mendoni se nuk ka vlerë? Homeland, agjenci imobiliare ne Tirane, ju tregon disa nga arsyet pse, sidomos investimi në pronë!

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë

Shqipëria pozicionohet në zemër të Mesdheut dhe laget nga ujërat e detit Jon dhe detit Adritatik.
Kufizohet në rrugë tokësore dhe detare nga shumë vende të Ballkanit si Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe me Italinë.
Ky pozicion gjeografik I volitshëm e bën Shqipërinë të jetë urë lidhëse mes vendeve të Europës Lindore dhe Ballkanit.
Pavarësisht të qënit në një pozicion kyc, vazhdon të mbetet e paprekur nga fenomeni i globalizimit, duke pasur kështu cmime ende të ulëta në fushën e pasurive të paluajtshme.
Ky faktor e bën Shqipërinë një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.

Shqipëria në NATO

Një faktor tjetër i rëndësishëm është dhe të qënit pjesë e NATOS, pasi ky fakt i jep vendit stabilitet ekonomik më të lartë, si dhe siguri që investimi i kryer do të jetë më i sigurtë.
Kjo gjithsesi nuk përjashton mungesat që vendi ka apo problem prej të cilave vuan dhe në ditët e sotme, sic janë korrupsioni dhe niveli i ulët ekonomik.
Pavarësisht kësaj, rritja është ndier vitet e fundit dhe vendi paraqet një potencial të madh për investim.
Politika e ditëve të sotme gjithashtu po luan një rol pozitiv në krijim e një klime më të besueshme biznesi, sic është për shembull rasti i nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Europian.
Hapi tjetër i rradhës është hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në union.
Mendohet një rritje dyfish e blerjeve të pronave, pasi kjo nuk ndodh vetëm nga të huajt që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, por edhe nga shqiptarët qe jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Përse të investoni në prona në Shqipëri:

Më poshtë do t’ju listojmë disa nga arsyet përse është fitimprurës investimi në pronë në Shqipëri:
• Ka një rritje prej 25% në pronat e Tiranës dhe Vlorës në 5 vitet e fundit
• Ka një rritje prej 22% në turizëm
• Ka një rritje prej 20% të numrit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar në Tiranë
• Ka fluturime direkte ditore të British Airways, Lufthansa, Austrian Airlines, Alitalia, Transavia Airlines, Wizz Air
• Shqipëria është e aksesueshme në cdo lloj mënyre transporti: tokë, ajër, ujë
• Ka linja detare direkte nga Italia në portin e Vlorës dhe të Durrësit, ndërsa nga Greqia në portin e Sarandës
• Kohët e fundit ka një investim prej më shumë se 700 milion Euro në projekte infrastrukturore
• Shqipëria është anëtare e NATO që prej 2009
• Priten negociatat për anëtarësim në EU
• Mbi 400 milion Euro fonde nga vendet e Bashkimit Europian
• Nuk ka taksë prone
• Nuk ka TVSH

Përtej kësaj, duke parë kërkesën gjithnjë e më shumë në rritje të blerësve potencialë, ligjet për cilësinë e ndërtimeve kanë ndryshuar, duke i sjellë tregut ndërtime në forma rezidencash të mirëorganizuara dhe me cilësi të një standardi tëpër të lartë, krahasuar me ndërtimet e post viteve të komunizmit.

Gjithashtu edhe trendi i arredimeve të brendshme është orientuar drejt së thjeshtës dhe stilit modern europian.
Për më tepër është bëre i rëndësishëm roli i arkitektit në arredimet e shtëpive.
Duke përmbledhur cka thamë më sipër, arrijmë në një konkluzion se Shqipëria është jo vetëm e njohur për mikpritjen ndaj vizitorëve, por vitet e fundit dhe ndaj investitorëve potenciale, duke pasur përmirësime të dukshme në produktin e ofruar, si dhe në infrastrukturën ligjore.
Klima sa vjen e bëhet më e përshtatshme për të blerë prona, por edhe për të marre mbrapsh investimin e kryer.

Pasi morët këtë informacion, ju e dini tashmë ku të trokisni për konsulencën e duhur.
Homeland, agjenci imobiliare ne Tirane, ju mirëpret për t’ju orientuar drejt zgjedhjes së duhur! Ju zgjedhjen, ne zgjidhjen!