Arsyet përse duhet të investoni në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga AIDA- Agjensia për zhvillim dhe investim në Shqipëri. - Homeland.al
Image Alt

Homeland.al

Arsyet përse duhet të investoni në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga AIDA- Agjensia për zhvillim dhe investim në Shqipëri.

Përse duhet të investoni në Shqipëri në momentin kur të gjithë duan të largohen? Mendoni se nuk ka vlerë? Homeland, agjenci imobiliare ne Tirane, ju tregon disa nga arsyet pse, sidomos investimi në pronë!

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë

Shqipëria pozicionohet në zemër të Mesdheut dhe laget nga ujërat e detit Jon dhe Adritatik.
Kufizohet në rrugë tokësore me vende të Ballkanit si Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe në rrugë detare me Italinë.
Ky pozicion gjeografik I volitshëm e bën Shqipërinë të jetë urë lidhëse mes vendeve të Europës Lindore dhe Perëndimore përmes gadishullit Ballkanik.
Avantazhi në aspektin e investimit të huaj në Shqipëri, qëndron në faktin se ky vend, ende nuk është prekur nga rritja e beftë e cmimeve si pasojë e globalizimit. Rrjedhimisht, ky faktor e bën Shqipërinë një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.

Anëtarësimi në NATO

Një faktor tjetër i rëndësishëm parimor investimi është dhe të qënit pjesë e NATO-s, pasi kjo anëtarësi i jep vendit siguri që investimi i kryer do të jetë më i sigurtë.
Megjithatë, këtu nuk llogariten mungesat që vendi ka apo problemeve prej të cilave vuan dhe sot, sic janë korrupsioni dhe niveli i ulët ekonomik.
Politika e ditëve të sotme gjithashtu po luan një rol pozitiv në krijim e një klime më të besueshme biznesi, sic është për shembull rasti i nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Europian.
Hapi tjetër i rradhës është hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në union.
Mendohet një rritje dyfish e blerjeve të pronave, pasi kjo nuk ndodh vetëm nga të huajt që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, por edhe nga shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe dëshirojnë të investojnë për të ardhmen në vendin e tyre.

Përse të investoni në prona në Shqipëri, aspekte social-ekonomike:

Më poshtë do t’ju listojmë disa nga arsyet përse është fitimprurës investimi në pronë në Shqipëri:

• Ka një rritje prej 25% në pronat e Tiranës dhe Vlorës në 5 vitet e fundit
• Ka një rritje prej 22% në turizëm.
• Ka një rritje prej 20% të numrit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar në Tiranë.
• Ka fluturime direkte ditore të British Airëays, Lufthansa, Austrian Airlines, Alitalia, Transavia Airlines, Ëizz Air.
• Shqipëria është e aksesueshme në cdo lloj mënyre transporti: tokë, ajër, ujë
• Ka linja detare direkte nga Italia në portin e Vlorës dhe të Durrësit, ndërsa nga Greqia në portin e Sarandës
• Kohët e fundit ka një investim prej më shumë se 700 mln Euro në projekte infrastrukturore.
• Shqipëria është anëtare e NATO që prej 2009.
• Priten negociatat për anëtarësim në EU.
• Mbi 400 milion Euro fonde nga vendet e Bashkimit Europian.
• Nuk ka taksë prone.
• Nuk ka TVSH.
Përtej kësaj, duke parë kërkesën gjithnjë e më shumë në rritje të blerësve potencialë, dëmtimet nga tërmeti i vitit 2019 dhe detyrimi me ligj i zbatimit të standardeve europiane të ndërtimit, kanë bërë cilësinë e ndërtimeve të ndryshojë e të përmirësohet, duke i sjellë tregut ndërtime në forma rezidencash të mirëorganizuara dhe me cilësi të një standardi tëpër të lartë, krahasuar me ndërtimet e post viteve të komunizmit.
Gjithashtu edhe trendi i arredimeve të brendshme është orientuar drejt së thjeshtës dhe stilit modern europian.
Për më tepër, është bëre i rëndësishëm roli i arkitektit në arredimet e shtëpive.
Duke përmbledhur cka thamë më sipër, arrijmë në një konkluzion se Shqipëria është jo vetëm e njohur për mikpritjen ndaj vizitorëve, por vitet e fundit dhe ndaj investitorëve potenciale, duke pasur përmirësime të dukshme në produktin e ofruar, si dhe në infrastrukturën ligjore.
Klima sa vjen e bëhet më e përshtatshme për të blerë prona, por edhe për të marre mbrapsh investimin e kryer.

Forca punëtore konkuruese në treg :

Statistikat në vend tregojnë se numri i të arsimuarve në Shqipëri e kalon 1mln banorë dhe mes tyre nuk mungon dhe motivimi për të punuar. 57% e popullsisë i përket grupmoshës nën 35 vjec dhe kjo nënkupton krah aktiv dhe energjik pune.

Sistemi favorizues i taksave në Shqipëri për investitorët e huaj e vendas:

Përmirësimet e fundit të ligjeve shqiptare I ka dhënë mundësinë favorizuese investimeve në vend duke ulur taksën progresive me 0-23%. Shkalla e Tatimit të Korporatave në Shqipëri pritet të arrijë në 15% deri në fund të vitit 2021, kjo sipas Trading Economics Albania.
Një tjetër avantazh është padyshim dhe shmangia e e taksimit të dyfishtë me më tepër se 30 shtete, ku përmendim Gjermaninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën e Veriut, Islandën, Emiratet e Bashkuara Arabe etj.

Pasi morët këtë informacion, ju e dini tashmë ku të trokisni për konsulencën e nevojshme.
Homeland, agjenci imobiliare në Tiranë, ju mirëpret për t’ju orientuar drejt zgjedhjes së duhur.
Ju zgjedhjen, ne zgjidhjen!