Cmimet e pronave ne Tirane . Krahasimi cmim reference-tregu

Homeland.al

  /  investo ne Shqiperi   /  Cmimet e pronave ne Tirane referuar shtetit dhe tregut

Cmimet e pronave ne Tirane referuar shtetit dhe tregut

Lexoni si jane cmimet e pronave ne Tirane bazuar ne cmimet e referencës (shtetit) dhe tregut.

Ditët e sotme ekziston një marrdhënie e ndërlikuar pronar-klient në lidhje me raportin ofertë-kërkesë. Sic është e natyrshme që ndër vite, me zhvillimin që marrin, cmimet e pronave ne Tirane po rriten.
Gjithnjë qëndron një dilemë se në c’raport duhet ti referohemi cmimeve të vendosura nga organet përkatëse shtetërore me ato të përcaktuara nga tregu për të vlerësuar një apartament.

Faktorët për vendosjen e cmimit të apartamentit:

Ka disa faktorë të cilët duhet ti marrim parasysh me doemos përpara se të vendosim cmimin e një apartamenti, për ta bërë sa me të shitshëm.

1. Zona në të cilën ndodhet prona- pavarësisht se sa cilësisht e mirë mund të jetë prona, nëse ndodhet në një zonë me dendësi të ulët, pra jo tregtare dhe me kërkesa të ulëta për banim, automatikisht cmimi zbret.
2. Tipologjia dhe struktura e ndërtimit- Nëse prona ndodhet në zonë preferenciale, por ka strukturë jo të përshtatshme, pozicion jo të favorshëm apo dhe cepa të pashfrytëzueshëm, automatikisht cmimi i saj do të ulet.
3. Benefitet apo facilitetet që ofron zona-zonat komerciale, me akses të lehtë, që ofrojnë gjithcka të nevojshme për cdo kategori klienti, jane rrjedhimisht më të favorizuara.
4. Investimi që ka apartamenti- do të thotë që nëse kemi të bëjmë me një apartament që ndodhet në pallat ekzistues apo një dyqan, vlera e tij rritet nëse investimet e kryera në të janë të viteve të fundit dhe për më tepër nëse është bërë termoizolim.
5. Kati-Nëse apartamenti ndodhet në katin e fundit, vlera e tij ulet. Kjo edhe për arsye teknike. Duke qenë në tarracë, mirëmbajtja duhet të jetë më e lartë se në rastet e kateve më poshtë, duke qenë se tarraca ka një afat të caktuar amortizimi.
6. Viti i ndërtimit- Apartamentet para viteve 90, kanë gjithnjë cmim më të ulët krahasuar me apartamentet e viteve të fundit për disa arsye si; mungesa e ashensorit, amortizimi i ndërtesës, tipologjia e vjetër e apartamentit, nevoja e investimit të brendshëm dhe mungeësa e sistemit kapot që përdoret në ndërtesat e reja.

Më sipër kemi listuar cmimet e referencave të shtetit të përcaktuara sipas zonave për vitin 2018-2019.

Cmimet e tregut:

Në listën e mëposhtme do të lexoni një listë me zonat më të lakuara në kërkesat e klientëve dhe cmimet përkatëse të tregut tashmë, vlerat nisur nga puna jonë e përditshme.
Duke ju referuar tabelës së cmimeve të referencës së shtetit, do të mund të bëni një krahasim të cmimeve, për t’ja vendosur më pas pronës tuaj.
Këshilla kryesore prej nesh është që të ndiqni një logjikë të pastër tregtari.
Mbivlerësimi i pronës suaj, pavarësisht lidhjes suaj shpirtërore me të, sjell vetëm antireklamë.

Thënë këtë, i hedhim një sy listës më poshtë.
1. Fresku: 400-500 Euro/m2
2. Yzberisht: 400-600 Euro/m2
3. Astir: 500-700 Euro/m2
4. Misto Mame: 450-600 Euro/m2
5. Pallati me Shigjeta: 800-1000 Euro/m2
6. Ish-Fizika Bërthamore: 600-800 Euro/m2
7. Spitali Ushtarak: 700-900 Euro/m2
8. Laprakë: 700-900 Euro/m2
9. Don Bosko: 800-1000 Euro/m2
10. Rruga e Durrësit/Rruga e Kavajës: 1200-1400 Euro/m2
11. Rruga “Myslym Shyri”: 1300-1500 Euro/m2
12. Ish-Blloku: 1500-1800 Euro/m2
13. Sheshi “Wilson”: 1200-1600 Euro/m2
14. Rruga “Komuna e Parisit”: 900-1300 Euro/m2
15. Liceu Artistik: ndërtesat e reja 1200-1400 Euro/m2
ndërtesat ekzistuese 1000-1300 Euro/m2
16. Rruga e Elbasanit deri te Rruga “Ali Demi” (ish piceri “Pirro Mani”): 900-1200 Euro/m2
17. Tregu Elektrik deri në fillim të Shkozës: 600-900 Euro/m2
18. Përtej Shkozës: 400-600 Euro/m2
19. Brryli: 1000-1200 Euro/m2
20. Bulevardi “Zhan D’Ark”: 1200-1400 Euro/m2
21. Medreseja: 800-900 Euro/m2
22. 5 Maji: 800-1000 Euro/m2
23. Stacioni i Trenit: 800-1200 Euro/m2
24. Rruga “Siri Kodra”: 700-900 Euro/m2
25. Liqeni Artificial: 1500-1700 Euro/m2
26. Kopshti Zoologjik/ Kopshti Botanik: 1000-1200 Euro/m2
27. Liqeni i Thate: 900- 1100 Euro/m2

Gjithsesi ju bëjmë me dije që cmimet e listuara më sipër janë të nxjerra nga puna e përditshme e Homeland Real Estate, pra si statistika të brendshme të zyrës sonë. Janë vlera që ndryshojnë nga momenti në moment, sic e dimë cmimin e tregut e bën vetë tregu.

Më poshtë po ju listojmë disa prona okazion në zona të ndryshme që zyra jonë imobiliare në Tiranë ju ofron:

    Penthouse ne Yzberisht, plus dy garazhe perfshire ne cmim

    Shitet apartament 1+1 prane spitalit Nene Tereza, pallat i ri

    Shtepi per shitje, shume e investuar ne Tirane

    Shitet apartament te rruga Barrikadave

    Shtëpi në shitje pranë fushës së Ali Demit

    Shtëpi në shitje, 1+1 pranë shkollës “Vasil Shanto”

    Apartament 2+1+2 për shitje te “Stadiumi Dinamo”

Na kontaktoni për këto dhe shumë pasuri të tjera të paluajtshme që mund të jeni të interesuar. Jemi të gatshëm tu përgjigjemi cdo pyetje që keni. Ju mirëpresim!