
Hapa që ju cojnë në shitjen e shpejtë shtëpisë suaj
Hapa të rëndësishëm për të ndjekur përpara se të vendosësh të shesësh shtëpinë tënde.
Shitja e një shtëpie është pa dyshim një nga momentet më konsumuesë shumë prej nesh përballen të paktën një herë në jetë. Organizimi i kohës, mundësive, blerësve potencialë kërkon angazhim dhe ndonjëherë e bën këtë proces të duket tmerrësisht i lodhshëm.
Imagjino një botë ku shitja e shtëpiave është “bukë me djath”. Nuk është dhe aq e pamundur! Këshillat e mëposhtme, do t’ju ndihmojnë t’i jepi shtëpisë suaj një shkëlqim të fundit, karrem i vlefshëm për shitjen e shpejtë të saj.
1.Selektimi i sendeve të volitshme ose jo
Të përzgjedhësh mes një larmishmëri sendesh që shtëpia ka është një hap i vështirë, por parësor në mirësistemimin e saj. Dhuroni gjithçka që nuk keni përdorur gjatë viteve të fundit, sende, mjete, larmishmëri produktesh të cilat zenë vend në cepat e bollshëm të shtëpisë. Sa më pak gjëra të keni brenda shtëpisë, aq më e madhe do të duket dhe ndihet ajo.
Mos harroni të konsideroni dhe marrjen me qira të një njësie magazinimi për të ruajtur disa nga artikujt që nuk ju nevojiten çdo ditë, por nuk dëshironi ende t’I largoni nga vetja.
2.Pastrimi i saj dhe theksimi i ndricimit natyral
Të gjithe e dimë sa i rëndësishëm është ndricimi natyral i një shtëpie dhe vlera që ajo merr nga prekja e dritës së diellit. Ndaj dhe kjo është arsyeja se pse para fazës së reklamimit dhe prezantimit të pronës, rekomandohet pastrimi i saj, aksesorëve të shtëpisë si perdet, mbulesat e divanëve, jestikët, tapetet dhe patjetër, xhamat e dritareve në mënyrë që, drita të hyjë qartësisht dhe të krijojë efektin e një shtëpie të pastër e plot ndricim.
Kush nuk do të dëshironte të jetonte aty?
3.Përshtatju pak stinës
Mënyra më e mirë për t’ju përshtatur stinës gjatë prezantimit është jo vetëm nëpërmjet rregullimit të temperaturës, por dhe ambientit. Si mund të bëhet kjo? Nëse jemi në stinën e dimrit apo vjeshtës, arredimi i shtëpisë preferohet të jetë pak më i rënduar, me ngjyra më të errëta të cilat ngrohin dhe mbushin hapsirat e shtëpisë suaj. Ndryshe nga kjo, pranvera dhe vera kërkojnë një mobilim më të lehtë, jo në sasi, por në ngjyra dhe ngarkesë me aksesorë të shtëpisë suaj. Kështu, mendojeni dy herë para se të ngarkoni apo hiqni aksesorë zbukurimi nga ambientet tuaja, vecanërisht para prezantimit tek blerësit potencialë.
4.Largoni kafshët shtëpiake
Kafshët shtëpiake na falin kaq shumë dashuri, e dimë dhe ne, por jo të gjithë e tolerojnë prezencën e tyre në një ambient, qoftë dhe gjatë disa minutave inspektim të pronës së tyre të ardhshme.
Kjo gjë mund të kthehet në një minus nga lista e pëlqimeve për shtëpinë, ndaj dhe zgjidhja më efektive e momentit është largimi paraprak i tyre nga ambienti në të cilin prisni vizitorët-blerës.
5.Zbukurimi i ambientit me lule të shndritshme
Prezenca e luleve, qofshin këto natyrale ose jo, sipas arkitektëve designer të shtëpiave, i jep ambientit dritë, shkëlqim dhe pamje qetësie. Dhe po, agjentët imobiliar e konfirmojnë se këto janë karakteristika të përmendura gati në cdo kërkesë për blerjen e një shtëpie. Ndaj dhe mos ngurroni, disa tulipanë apo zambakë të bardhë munden vërtëtë të bëjnë ndryshimin në ambientin tuaj gjatë prezantimit.
6.Bëje ambientin tënd të vijë aromë mbresëlënëse
Sa rëndësi ka era e mirë dhe ajri i lehtë në një ambient kur prezantohet tek blerësit potencialë? Në vitin 2018 një agjente imobiliare mjaft e suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpreh se sekreti i suksesit të punës së saj janë biskotat. Po, po, biskotat! Para se të prezantonte shtëpiat tek klientët e saj, ajo sigurohej të piqte gjithmonë biskota me vanilje aty. Eh… një shtëpi e ëmbël që vjen erë të ëmbël!
7.Bëj zgjedhjen e duhur
Ju e dini se mbi të gjitha, për të arritur një shitje sa më të shpejtë ju duhet një agjent imobiliar, njohës i mirë i tregut, cmimeve dhe kërkesave. Mos hezitoni të ndani me ne eksperiencat tuaja me shitjen e apartamenteve apo pronave tuaj dhe cilët faktorë kanë ndikuar në shitjen e shpejtë të tyren.
Për cdo pyetje apo asistencë në shitjen e pronës suaj, ju e dini ku mund ta gjeni agjensinë tonë, Homeland real estate.
Ju zgjedhjen,ne zgjidhjen!