Ide për Halloween! - Homeland.al
ide për Halloween

Homeland.al

  /  Homeland Real Estate - DIY   /  Ide për Halloween!

Ide për Halloween!

Doni të tërhiqni shumë njerëz në lokalin tuaj me ide për Halloween apo doni të zbaviteni së bashku me fëmijët tuaj duke zbukuruar shtëpinë për këtë rast?

Homeland Real Estate ju jep edhe ide sesi të dekoroni ambientet tuaja me raste të ndryshme festash!

Ne kemi gjetur një mënyrë fantastike dhe të frikshme njëkohësisht me shumë pak mjete dhe shumë të lehtë për tu realizuar.

Si ide është fantastike edhe nëse doni të kënaqeni dhe t’i zgjeroni kreativitetin fëmijëve tuaj.

Mjetet e punës:

1. Kavanoza bosh
2. Fill i trashë në ngjyrë të zezë dhe portokalli
3. Ngjitës
4. Qirinj
5. Merimanga plastike të zeza

Merrni kavanozat dhe rreth e qark nga jashtë tyre lyejini me ngjitës.
Vendosni fillin rreth e qark kavanozave.
Ngjisni merimangat nga jashtë kavanozit tek filli.
Ndizni qiririn dhe futeni brenda në kavanoz.
Dhe ja ku është gati! Mund të bëni në ngjyra të ndryshme dhe në forma të ndryshme kavanozesh dhe t’i vendosni kudo nëpër ambientet tuaja, mbi tryeza apo edhe në tokë.
Ato do të ngjajnë super bukur në errësirën e frikshme të natës së Halloween-it.
Provojeni dhe ju dhe na dërgoni fotot e juaja tek: info(at)homeland.al dhe ne do t’i postojmë në faqen tonë 😉