koronavirusi ne shqiperi

Homeland.al

  /  featured   /  Koronavirusi ne Shqiperi , ndikimi te pronat dhe cmimet
Koronavirusi ne Shqiperi , ndikimi te pronat dhe cmimet

Koronavirusi ne Shqiperi , ndikimi te pronat dhe cmimet

Koronavirusi ne Shqiperi!

Koronavirusi ne Shqiperi tashmë prej fillimit të muajit mars 2020. Virus ky sic njihet nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) Sars-COVID-19. Kjo pandemi botërore ka ndalur të gjithë zinxhirin e lëvizjeve, punës. Nuk po jetojmë më në normalitet por në kushte karantine pikerisht nga koronavirusi ne Shqiperi
Shërbimet po ofrohen me kushtë të forta higjiene, nga shtëpia etj. Pra me pak fjalë shtëpia është kthyer në një ambjent pune. Cdo veprim fillon dhe mbaron në shtëpi, njerëzit lëvizin prej saj vetëm për tu furnizuar me ushqime.
Është mese normale që këtë periudhë të vështirë të gjithë të lexojmë në media, rrjetet sociale, radiot apo dhe TV, vetëm për këtë pandemi. E megjithatë shoqëria jonë do të vazhdojë proceset e saj jetësore përfshirë këtu edhe fushën imobiliare.

Cfarë do të ndodhë me pronat dhe cmimet e tyre në këtë situatë?

Faktet tregojnë që ka filluar rënia ekonomike dhe kjo është një situatë shumë e vështirë për Shqipërinë. Kjo thënë sidomos pas tërmeteve të fundvitit 2019. Ekonomia jonë ende nuk është rimëkëmbur duke e krahasur me periudhën para tërmetit. Janë të shumta familjet dhe bizneset nën efektin e tërmetit dhe pa krijuar një gjendje të stabilizuar ekonomike.
Nga ana tjetër sa I përket investitorëve në fushën e real estate në Shqipëri apo dhe blerësit potencial të njesive të banimit dhe njesive komerciale, gjenden përballë një situate të lëkundur vendimarrjeje, pas këtyre ndodhive të fundit.
Ende nuk e dimë sesa do të vijojë kjo pandemi, kjo është një bllokadë e lëvizjes së ekonomisë, nuk ka shumë para dhe punët po bëhen më të riskuara.
Sipas parimeve ekonomike kur rritet kërkesa rritet cmimi i nje produkti, e në këtë rast sipas kësaj hipoteze duhet të ulen cmimet e pronave. A është e sigurtë?! Na mbetet vetëm të presim. Kjo është një lojë për investitorët që kanë një nuhatje të mirë të tregtisë, qoftë dhe në praninë e koronavirusi ne Shqiperi.

Jam në kërkim të një prone, cfarë duhet të kem parasysh?

Në këtë situatë që ndodhemi blerësit potencial që kanë një punë të sigurtë dhe të ardhura të mira janë më të favorizuar. Nëse ju jeni të pasigurtë mbi të ardhmen e punës suaj kjo jua vështirëson zgjedhjet.
Ky target që është i interesuar, do të stepet nga mundësia e blerjes prej koronavirusit, pasi janë efekte të krizës ekonomike dhe vështirësive që na presin në të ardhmen e afërt.

Por sipas agjentit tone imobiliar, Mario Shameti, mund edhe të ndodhë e kundërta, pra të ketë një “Boom”. Duke qenë se njerëzit janë në karantinë, cdo individ pas kësaj situate do e ketë të domosdoshme një banesë të tijën. Thënë kjo pasi ne po qëndrojmë brenda, me të dashurit tanë, më në fund po e kuptojmë vlerën e asaj hapësire. Ndoshta shumë prej nesh e kanë konsideruar si “hotel” për shkak të punës dhe karrierës e cila mund të jetë parësore për shumë individë. Po vlerësojmë sesa e rëndësishme është të kesh një banesë ku kujtimet gjithmonë do të jenë të pranishme aty. Shumë individë më në fund po e kuptojnë sa e rëndësishme është të kesh një shtëpi që i personifikon ata dhe i bën të ndihen komodë dhe të relaksuar. Pikërisht pas një ditë të gjatë, sidomos në Tiranë ku ndotja dhe zhurma është e zakonshme.

Dua të shes pronën time. Cfarë të kem parasysh?

Bisedimet në mbarë botën janë qe do ketë një rënie të bursës në shitjet e shtëpive. Kur zhytet tregu, njerëzit kanë tendencë të bëhen më konservatorë dhe t’i mbajnë paratë e tyre. Kjo sigurisht që mund të përkthehet në më pak blerje në shtëpi. Gjithashtu nis dhe ngadalësimi i rimodelimit dhe përmirësimeve të shtëpive aktuale apo kërkesës për më mirë, për shkak të mungesës së të ardhurave të disponueshme.

Nëse doni të shisni pronën tuaj duhet të jeni fleksibël në këtë periudhë. Jemi në një situatë e ul cmimin dhe e shet. Në rastin tjetër nëse je në rregull me financat, do të presësh të rimëkëmbët ekonomia shqiptare. Gjithsesi, mbetet e hapur, nuk i dihet se cfarë do të ndodhë deri në fund. Ndoshta rritet kërkesa, prandaj dhe ju duhet të shisni. Mund të jetë dhe rasti perfekt duke qenë se investitorët presin pikërisht këto momente. Presin të blejnë prona që ndoshta nuk janë shumë të vlerësuara në këtë situatë, por që patjetër që do i rritet vlera kur tregu financiar të rimëkëmbet.
Këto janë disa mundësi sesi pritet të ndodhi sipas eksperiencës sonë si agjenci imobiliare në Tiranë. Zgjidhjet dhe zgjedhjet janë individuale!

Impakti në fushën e qirave

Një komponent interesant në fushën e qirave që është zhvilluar së tepërmi vitet e fundit janë qiratë afatshkurtra. Investimi në prona për t’i dhënë me qira ditore , javore apo mujore sa po vinte dhe po rritej.
Vjen një moment i tillë kolapsi, ku fluturimet janë anuluar, lëvizja e njerëzve po ashtu. Gjithcka pikërisht nga virusi, dhe siguria e vetme mbetet ajo e të qëndruarit në karantinë.
Praktikisht, mendja të shkon që nuk do ketë interes, sidomos nga ana e turistëve. Kjo do të thotë që ndoshta pronarët do synojnë në qiratë afatgjata. Në këtë mënyrë, mendojmë qe do të ketë një rritje të numrit të apartamenteve të mirë arreduara në tregun e qirave afatgjata krahasuar me numrin aktual. Rrjedhimisht kjo rritje oferte dhe kriza ekonomike, ndoshta do të sjellë ulje të cmimit të qirave të apartamenteve. Oferta e lartë- kërkesa do jetë po e njëjta, ndoshta ulje nga ana e të huajve dhe rritje nga ana e vendasve, gjë qe do sjellë ulje të cmimeve të apartamenteve. Gjithsesi gjithcka është në mënyrë hipotetike, mbetet për tu pare se cfarë do ndodhë në realitet.

Pse e themi këtë? Hipoteza tjetër : rritja e turizmit në Shqipëri!

Ndoshta të gjithë po mendoni që kjo është e pamundur, por nuk dihet.
Nqs koronavirusi ne Shqiperi nuk do jetë në masa shumë të mëdhaja dhe urojmë në rekuperimin e shpejtë dhe të prekurve që do të kemi, kjo do të thotë përmirësim i gjendjes me hapa më të shpejtë. Dihet botërisht që Shqipëria është një vend shumë i bukur për tu vizituar dhe i preferuar. Mbi të gjitha jo shumë i kushtueshëm! Që do të thotë? Të huajt ndoshta nuk do zgjedhin vendet e tjera për pushime, por do vijnë në Shqipëri!
Urojmë të ndodhe kjo, sepse është me e mira për vendin tonë. Nqs vërtet ndodh, do të thotë që qiratë afatshkurtër/afatgjata do të vazhdojnë të rriten, pra dhe kërkesa për to po ashtu. Investitorët do kërkojnë të blejnë për t’i dhënë me qira, pra do vijojë të jetë i njëjti nivel qoftë shit-blerje, ashtu edhe qiradhënie-qiramarrje.

Situata aktuale e agjencisë imobiliare në Shqipëri dhe teknologjia

Si cdo biznes tjetër, dhe agjencia imobiliare është detyruar ta stopojë punën e përditshme të terrenit nga koronavirusi ne Shqiperi. Frika nga koronavirusi ne Shqiperi dhe ndalimi i takimeve me njerëzit e bën të pamundur vizitën e pronës fizikisht. Dicka negative sepse për ne si popull është shumë e rëndësishme për të marrë vendim.
A duhet medoemos ta shohim shtëpinë apo pronën nga afër qoftë për blerje apo qira?
Ne në Shqipëri patjetër që do përgjigjeshim me po! Por jashtë kufinjve tonë ndodh tjetër gjë. Njerëzit nëse kanë një prezantim ideal nga agjencia që kujdeset për pronën, dhe kuptojnë cdo gjë me anë të saj, vendosin ta blejne apo ta marrin me qira atë pa u menduar shumë herë! Është logjike apo jo?

Teknologjia

Teknologjia ka avancuar aq shumë ditët e sotme, sa ne si agjenci mund t’ju bëjmë një prezantim online njësoj sikur ju të jeni brenda në pronë. Foto, video, madje dhe foto panoramike nëse doni. Detaje nga me të ndryshmet që as juve nuk ju shkojnë në mendje. Lagjia ku ndodhet, tipologjia e pallatit, e hyrjes më vete etj. Ju tashmë e keni provuar, nuk besoj se ka individ që nuk ka bërë një prenotim online në Booking apo Airbnb vetëm duke parë fotot apo specifikimet e saj. Cfarë ndryshimi duhet të ketë për qiratë afatgjata? Është totalisht e njejta gjë!

Pse të lodheni dhe të rrezikoheni nga koronavirusi ne Shqiperi kur të gjithë punën mund t’jua bëjmë ne? Sepse fundja kjo është puna jonë, t’ju shërbejmë juve! Ndoshta përhapja e këtij virusi do ishte dhe një fillim i një epoke të re në fushën imobiliare për Shqipërinë. Jo gjithcka bëhet fizikisht, kur ekziston teknologjia që na e lehtëson punën. Ne jemi shume të lumtur t’ju shërbejmë në këtë mënyrë në cdo kohë! Prandaj ndërkohë, nësë jeni të interesuar për prona me qira, apo prona ne shitje, hidhini një sy website tonë: https://homeland.al/ ose na telefononi direkt në: +355674028100

Nëse koronavirusi ne Shqiperi do na ndikojë përkohësisht apo për shumë kohë në mënyrën sesi funksionin kjo fushë në Shqipëri dhe si do jetë gjendja pas përfundimit të “luftës”, mbetet për tu parë..