Një guidë ngjyrash dhe përdorimesh për të gjithë ata që pëlqejnë ambiente shumëngjyrëshe. - Homeland.al
Image Alt

Homeland.al

  /  Mobilimi i shtepise   /  Një guidë ngjyrash dhe përdorimesh për të gjithë ata që pëlqejnë ambiente shumëngjyrëshe.

Një guidë ngjyrash dhe përdorimesh për të gjithë ata që pëlqejnë ambiente shumëngjyrëshe.

E bardhë mbi të bardhë, e bardhë e përzier me gri dhe, hmm, ndoshta pak më e bardhë?
Sigurisht që është një kombinim i kërkuar, por disa njerëz dëshirojnë të guxojnë në muret apo arredimin e shtëpisë së tyre.
Për t’ju ndihmuar të përzieni ngjyrat e preferuara pa e tejkaluar masën e pa e bërë ambientin tuaj një luftë ylberësh,
po ju njohim me truket e preferuara të arkitektëve dhe arreduesve të ambienteve.
Ju duhet thjesht pak imagjinatë!

Ngjyrat gjysmë neutrale

Vitet e fundit, trendi i ngjyrave gjysmë neutrale është rikthyer. Këto janë ngjyra që nuk mund të konsiderohen neutrale të vërteta, por janë akoma të lehta për tu kombinuar dhe punuar me to. Ngjyrat blu dhe të gjelbërta, duke qenë kaq të natyrshme, priren të jenë ngjyrat më bashkëpunuese dhe kjo bëhet akoma më e tillë kur zgjidhni kombinime me gri.
Kur kombinohen, ngjyrat e tilla ndihen të gjalla dhe kurrësesi agresive për syrin.

Mos e ngarkoni ambientin tuaj me më shumë se dy ngjyra të theksuara

Në kontrast të plotë me pamjen e mbivendosjes së ngjyrave neutrale, një qasje tjetër është ajo e përdorimit të sa më pak ngjyrave, në mënyrë që asnjë ngjyrë të mos ndihet shumë mbizotëruese në ambient. Ngjyrat mbizotruese gjithsesi, mund t’i përdorni në futjen e aksesorëve si psh; pikturat ose design i jestikëve.
Provoni të zgjidhni një vepër arti me shumë ngjyra ose jastëkët e hedhur mbi mobilje apo kolltukë.
Ambienti në foton e mëposhtme ndihet jashtëzakonisht shumëngjyrësh prej poltronit rozë të ndezur. Megjithatë, shumica e pjesëve të tjera janë neutrale.

Letra e murit

Një mënyrë tjetër për t’i shtuar ngjyra një ambienti është duke guxuar me një letër muri ekspresive. Po, po, ekspresive. Mendoni një print-muri të guximshëm me ngjyra të cilat i përshtaten neutralitetit që keni zgjedhur deri më tani.
Në këtë dhomë nga IDF Studio, nuancat blu të errëta në letër merren për kokën dhe perden, ndërsa të verdhat i bëjnë jehonë jastëkut.
Një mbulesë shtrati është një mundësi e shkëlqyeshme për të provuar një ngjyrë të rrezikshme. Megjithatë, këto të fundit mund të kenë nevojë për t’u zëvëndësuar shpejt dhe nuk mund të konsiderohen si një investim afatgjatë.

Thyerje e ngjyrave me dicka të bardhë

Një stol i bardhë, kolltukë me këmbë të bardha apo kasa të bardha të dyerve janë disa opsione për të bërë një thyerje të ngjyrave në ambientin tuaj. Prania e ngjyrës së bardhë mundet lehtësisht të japë iluzionin sikur ambienti është më i madh e i pastër duke qenë kështu një atribut i mirëmenahimit të hapsirës në shtëpi. Rezultati i ndryshimit është i shpejtë dhe i dukshëm

Tekstura

Kur punoni me shumë ngjyra në ambienti tuaj, mos harroni të punoni me tekstura interesante, vecanërisht nëse dizajni është i printuar. Një teksturë e ashpër nën një print bazik e bën të duket origjinale dhe autentike. Mbi të gjitha, cilësore.
Tekstura e ashpër e materialit i jep thellësi që pjesëve të shndritshme mund t’i mungojnë vetë, gjë që e bën dekorin shumë më të sofistikuar.
Le të marim në shembull muret me tulla, një hyrje interesantë në botën e arredimit të ambienteve. Shoqërojini këto tekstura të ashpra me disa dekore ekstra si p.sh : pëlhura liri, shporta të endura ose ndonjë gjë me një tërheqje të fortë për të balancuar jo vetëm ngjyrat, por dhe materialet.

Zbukurimi i ambientit me lule të shndritshme

Nëse futeni në kategorinë e njerëzve që i dashuroni ngjyrat e shndritshme, por keni frikë të eksperimentoni menjëherë me to, atëherë mund të nisësh me hapa të vegjël, por të vlefshëm.
Prezenca e luleve me ngjyra të guximshme i japin ambientit dritë, shkëlqim dhe një pamje krejtësisht të re. Ndaj dhe mos ngurroni, disa tulipanë apo zambakë shumëngjyrësh munden vërtëtë të bëjnë ndryshimin në ambientin tuaj. FACT: Kaktusët vazhdojnë të mbajnë trofeun e bimëve më të shitura për dekor të ambienteve si zyra, shtëpi, lokale etj.

Futja e ngjyrave të guximshme e të ndezura në ambientin tuaj mund të duket si një hap i lodhshëm për syrin tonë që është mësuar tashmë me ngjyra të lehta e të ëmbla. Megjithatë, me pak guxim e zgjuarsi mund të bëni zgjedhjen e duhur. Lexoni dhe një herë këshillat tona dhe zgjidhni zgjuar me tonalitetet, ngjyrat dhe sasinë këtyre të fundit që do përdorni.
Nëse po planifikoni të blini një shtëpi të re dhe keni nevojë për asistencë, pranë Homeland gjeni shtëpinë dhe arkitektin.
Ju zgjedhjen, ne zgjidhjen!