Pasuritë e Paluajtshme gjatë Krizave Botërore - Homeland.al

Homeland.al

Pasuritë e Paluajtshme gjatë Krizave Botërore

Në këtë moment kur ekonomitë evropiane sapo kanë filluar të rikuperohen nga pandemia, ato tani janë ndërprerë nga pasojat e luftës në Ukrainë. Përtej ndikimit të menjëhershëm njerëzor, inflacioni, i nxitur nga rritja e kostove të energjisë, po ndryshon perspektivën për investimet në pasuritë e paluajtshme për vitin e ardhshëm.

Ndërsa liderët e industrisë raportojnë ndikim të drejtpërdrejtë në portofolet e tyre të pronave nga pushtimi rus i Ukrainës, pasojat e luftës shihen në rritjen e kostove të energjisë, inflacionin mbi mesataren dhe së fundmi, rritjen e normave të interesit.

Shqetësimi për inflacionin, ndjekur nga lëvizjet e normave të interesit dhe rritja ekonomike evropiane janë prezente në jeten e qytetarëve të kontinentit. Pasiguria politike në nivel global, rajonal dhe kombëtar është shumë shqetësuese. Mundësitë për rritje dhe një kthim të mirë nga investimi ekzistojnë ende, por planet janë vështirësuar të parashikohen.

Edhe pse qiradhënia në të gjithë Evropën ka patur ritme të qendrueshme në vitin 2022, besohet se një recesion do të çojë në renien ekonomike të sektorëve të fuqishëm, por nuk do të godasë me të njëjtin ritëm sektorin imobiliar. Tregu i pasurive të paluajtshme është gjithmonë në zhvillim dhe viti 2023 mendohet se do të shpërblejë ata që kanë zhvilluar portofolet e tyre.

Pasuritë e paluajtshme mbeten shumë të çmuara, duke u parë si mundësi investimi që kanë më shumë stabilitet të të ardhurave sesa sektorët komercialë. Nën-sektorët e specializuar, si zhvillimet e daljes në pension dhe të të moshuarve që synojnë plakjen e popullsisë, po gjenerojnë interes të veçantë.