Përse të investoni në Pasuri të Paluajtshme tani?
Pasuritë e paluajtshme konsiderohen si një nga mënyrat më të njohura të investimit në asete, të cilave vlera i vjen vetëm në rritje dhe nuk humb kurrë. Në këtë artikull ne do të ndajmë me ju disa nga arsye se përse duhet të investoni në pasuri të paluajtshme veçanërisht në momentin ekonomik në të cilin bota ndodhet.
Arsyet e renditura si më poshtë janë :
Normat e larta të Kthimit mbi Investimin.
Investimet afatgjata në tregun imobiliar kanë norma të larta të kthimit mbi investimit ( nga 6%-10% në vit), i cili përllogaritet si raport i qirasë vjetore me cmimin e shitjes së pronës.
Mbrojtje e mirë kundër inflacionit
Rritja e ofertës së parasë nxit rritje të shpejtë të inflacionit, i cili dobëson fuqinë blerëse të kursimeve tuaja. Inflacioni konsiderohet shpesh si një formë e taksimit të fshehtë dhe në momentin që jemi pronarë të një aseti, ky aset ndryshon vlerë sipas ndryshimit të normës së inflacionit.
Çmimet e pasurive të paluajtshme ndjekin rritjen e ofertës monetare dhe normën e inflacionit për periudha më të gjata kohore, dhe për këtë arsye pasuritë e paluajtshme janë një klasë ideale asetesh për t’u mbrojtur nga inflacioni.
Paqëndrueshmëri e ulët
Investimi në Pasuri të paluajtshme është një investim shumë më i qëndrueshëm se bleja e aksioneve, duke qenë në gjendje të fitojnë të ardhura nga qiraja edhe gjatë recesionit. Arsyeja e vetme e paqendrueshmerisë së pasurive të paluajtshme vjen nga fakti se transaksionet e pasurive të paluajtshme kërkojnë shumë më shumë kohë dhe para sesa blerja dhe shitja e aksioneve, kështu që numri i transaksioneve është dukshëm më i ulët.
Rrjedha e rregullt e parave
Kur investoni në prona me qira ose jepni një hua për zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, investimi juaj do të sjellë kthime të rregullta mbi investimet nëpërmjet të ardhurave nga qiraja ose pagesave të interesit. Riinvestimi i të ardhurave tuaja të rregullta nga investimet do të përmirësojë edhe më tej shkallën e kthimit të investimeve tuaja në menyrë më të ngadaltë, por të qendrueshme.
Pasuritë e paluajtshme janë më transparente se asetet financiare
Investimi në biznes mund të jetë mjaft i ndërlikuar dhe ka nevojë për njohuri të thella të industrisë dhe aftësi të analizës financiare, por investimi në pasuri të paluajtshme, përkundrazi, është zakonisht shumë transparent dhe është relativisht e lehtë të analizosh koston dhe të ardhurat e parashikuara. E njëjta gjë ka të bëjë me pronat me qira, ku të ardhurat nga qiraja dhe kostot e posedimit dhe mirëmbajtjes së pronës nuk janë shumë komplekse.
Kontroll i drejtpërdrejtë
Kur ndërtoni një portofol investimesh në pasuri të paluajtshme, ju jeni në kontroll të drejtpërdrejtë në çdo vendim investimi që merrni. Ju mund të zgjidhni të investoni në klasa të ndryshme të pasurive të paluajtshme dhe të rregulloni profilin e kthimit të investimit që të përputhet me preferencat tuaja.