Porti i Durrësit dhe Porto Romano pika doganore të Kosovës - Homeland.al
Image Alt

Homeland.al

  /  featured   /  Porti i Durrësit dhe Porto Romano pika doganore të Kosovës
Porti i Durrësit dhe Porto Romano pika doganore të Kosovës

Porti i Durrësit dhe Porto Romano pika doganore të Kosovës

Porti i Durrësit dhe Porto Romano, Spitallë bëhen pika doganore të Kosovës

Zyra Doganore e Republikës së Kosovës tashmë do të mund të kryejë procedura doganore në Portin e Durrësit dhe Porto Romano, për zhdoganimin e mallrave që kanë destinacion final përdorimi Republikën e Kosovës.
Për këtë qëllim, zyrtarët/oficerët doganorë të doganës së Kosovës kryejnë në Portin e Durrësit dhe Porto-Romano procedurat e kontrollit/ekzaminimit fizik të mallrave.
Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe që ka marrë fuqi ligjore, bazuar në indikatorët dhe analizën e riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, përgatit listën e mallrave me risk, për të cilat nuk mund të zbatohet procedura e mësipërme.

Cfarë përcaktohet në vendim

“Punonjësit doganorë të Doganës Durrës bashkëpunojnë dhe shoqërojnë zyrtarët e Doganës së Kosovës në kryerjen e funksioneve të tyre. Me përfundimin e procedurave të kontrollit nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, vijohet me formalitetet doganore shqiptare. Në rastet kur gjatë kontrolleve të kryera nga personeli zyrtar i Doganës së Kosovës konstatohen mallra të ndaluara apo trafikim i qenieve njerëzore, njoftohen menjëherë organet e policisë dhe ato doganore shqiptare. Dega e Doganës Durrës u mundëson zyrtarëve të Doganës së Kosovës përdorimin e peshores apo të mjeteve të tjera në administrim të saj, për ushtrimin e detyrave të përcaktuara”

Si bëhet deklarimi

Për kryerjen e deklarimit në përputhje me këtë vendim dhe të veprimeve të transitit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë vendosjen e garancisë për borxhin e mundshëm në këtë regjim, njihen licencat e agjencive doganore të Republikës së Kosovës.

Pas dorëzimit zyrtar të listës dhe të kopjeve të licencave nga Dogana e Kosovës, këto agjenci regjistrohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me qëllim njohjen dhe regjistrimin nga Dogana e Kosovës, dërgon pranë kësaj të fundit listën dhe kopje të licencave të agjencive doganore të Republikës së Shqipërisë.

Autoriteti Portual i Durrësit, Ministria e Brendshme apo subjektet e tjera të përfshira sigurojnë lejet e hyrjes për zyrtarët e Doganës së Kosovës, në ambientet e Portit të Durrësit dhe Porto-Romano, sipas listës që dërgohet nga Dogana e Kosovës dhe konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Zyrtarët e Doganës së Kosovës do të ushtrojnë funksionet e përcaktuara me uniformë apo me kostume civile me jelek me shenja identifikuese të Doganës së Kosovës. Mjetet e transportit të Doganës së Kosovës lejohet të kenë mbishkrimet dalluese të saj.

Mendojmë që është momenti ideal që qytetarët kosovarë të investojnë në këtë zonë, prandaj nëse ju duhet një vend ku të magazinoni mallrat që do kalojnë nëpërmjet kësaj pike doganore, shqyrtoni truall në Porto Romano Durrës.

 

News Source: Koha Jone