Pse të huajt duhet të blenë prona per shitje ne Shqiperi

Homeland.al

  /  featured   /  Pse të huajt duhet të blejnë prona per shitje ne Shqiperi
Pse duhet të blenë prona per shitje ne Shqiperi

Pse të huajt duhet të blejnë prona per shitje ne Shqiperi

Pse të huajt duhet të blejnë prona per shitje ne Shqiperi dhe pse ne Shqiptarët duhet t’i mirëpresim duke i ndihmuar në gjetjen e pronës së duhur.

Po ju rendisim disa arsye që ne i mendojmë si pika kyce:

Lehtësira ligjore
Krahasuar me vendet e tjera në Europë, në Shqipëri nuk ka pengesa ligjore që ju mohojnë të drejtën e zotërimit të një prone. Faktori kyc i vetëm i suksesit është kërkimi i detajuar në lidhje me dokumentacionin e pronës që do blini, që të gjithë pronarët janë dakord që prona të shitet (gjithashtu vërtetoni që janë pronarët realë) dhe nëse prona nuk ka problem në ndërtim. Për këtë, mund t’ju ndihmojë një agjenci imobiliare në Shqipëri, e cila jua lehtëson shumë punën duke bërë verifikimet e nevojshme.
Këto shqetësime ngrihen për shkak të periudhës kaotike post viteve 90-të, në të cilat kompanitë e ndërtimit nuk ndoqën rregullat dhe ligjet. U ndërtuan mjaft ndërtesa me cilësi të ulët dhe apartamentet u shitën më shumë se dy herë.
Por në ditët e sotme gjërat kanë ndryshuar plotësisht. Sistemi është dixhitalizuar dhe shtëpitë regjistrohen mënjëherë pasi blihen, kështu që është e pamundur të mashtrosh blerësin.

Për të shmangur keqkuptime të mundshme për shkak të gjuhës, ky shërbim ligjor vjen në disa gjuhë të botës. Dokumentacioni përpilohet njëkohësisht dhe në anglisht, por njëkohësisht ju keni mundësinë të asistoheni nga një përkthyer i licensuar dhe i njohur ligjërisht në gjuhën që ju dëshironi. Në këtë mënyrë do të siguroheni që nuk do të hetë ndonjë keqkuptim. Një tjetër vlerë e shtuar është dhe monedha e përdorur. Zakonisht dhe cmimet janë të shprehura në Euro. Sic e shihni pagesa në një monedhë të njohur ju bën që të jeni që në fillim të qartë me cmimin, si dhe të mos humbni prej këmbimit në monedhën vendase.

Për më tëpër, procesi i blerjes është tepër i lehtë. E vetmja gjë qe ju duhet është të kontaktoni një avokat privat ose publik në mënyrë që t’ju ndihmojë me rezervimin e pronës dhe më pas me shlyerjen përfundimtare të shumës bazuar në legjislacionin shqiptar. Nëse nuk keni mundësi të jeni prezent gjatë procesit të shitjes, keni mundësi të lëshoni një prokurë përfaqësimi për avokatin tuaj në mënyrë që ai të jetë përfaqësuesi juaj ligjor. Një këshillë tjetër që duhet të keni parasysh është dhe leximi me kujdes i termave të kontratës që do të nënshkruani me shitësin e pronës. Sic mund edhe ta vëreni, procedura është tepër e thjeshtë me kushtin që të merrni informacion dhe të keni asistencë të plotë profesionale.

Cmimet mbeten ende të ulëta
Ju mund të blini sepse shtëpitë janë të volitshme në cmim. Me standardet cilësisht të rritura, ju mund të blini një apartament luksoz në një nga zonat më të preferuara në Tiranë, e megjithatë të paguani më pak se vendet e tjera Europiane. Kërkesat për blerje nuk e kanë burimin vetëm nga tregu i huaj, por edhe nga ai vendas, i cili kërkon të përmirësojë jetesën duke u zhvendosur në një apartament më të madh, më cilësor apo dhe të rimodelojë dizajnin e brendshëm të shtëpisë duke ju përshtatur stilit modern. Për shkak të larmishmërisë së gjerë në treg, ju mund të blini pa më të voglin dyshim, shtëpinë e ëndrrave me një cmim impresionues.

Në Shqipëri gjendjen mjaft banka ndërkombëtare
Nëse më parë nuk kishte financime nga bankat lokale shqiptare, sot gjendja ka ndryshuar. Kryesisht në tregun financiar shqiptar, kanë hyrë filiale bankash të nivelit të dytë, të cilat vijnë nga vendet e mëdha përëndimore. Me hyrjen e tyre në tregun shqiptar, kanë sjellë dhe produkte të krahasueshme me standardet e ekonomive të zhvilluara. Sot keni mundësinë të financoheni deri ne 80 % të vlerës së pronës dhe ta shlyeni kredinë për afate kohore deri në 25 vjet. Për më tepër, mund të siguroni 20 % të vlerës fillestare cash që ju nevojitet, nëpërmjet një financimi të pjesshëm të një prone që posedoni në vendin tuaj. Homeland Real Estate ju këshillon që të kontaktoni një konsulent financiar, të cilin mund t’jua vendosim dhe ne në dispozicion, i cili është i besuar dhe me integritet të lartë profesional.

Fokusohuni në dy tipologji pronash
bregdetare ose brenda zonave të zhvilluara urbanistike. Këto të fundit janë të përqëndruara kryesisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërise. Ndërsa si qytete të zhvilluara bregdetare do të këshillonim Durrësin si qyteti i dytë më i zhvilluar në Shqipëri, si dhe vetëm 20 minuta larg kryeqytetit, Vlorën dhe Sarandën. Kjo e fundit ka favorin e të qenit vetëm 30 minuta larg Korfuzit me traget, cka përkthehet në numër më të lartë turistësh.