Hapat per te blere prone ne Shqiperi, Homeland Real Estate

Homeland.al

  /  investo ne Shqiperi   /  Hapat per te blere prone ne Shqiperi
Hapat per te blere prone ne Shqiperi

Hapat per te blere prone ne Shqiperi

Hapi i parë për të blerë prone ne Shqiperi, është të gjeni të duhurën për ju!

Per te blere prone ne Shqiperi, mund ta gjeni vetë, duke kërkuar në internet ose duke kontaktuar drejtpërdrejt pronarin e shtëpisë që ju pëlqen (ju mund të gjeni kontakte midis dikujt që njihni në Shqipëri ose në mënyra të ndryshme) ose kontaktoni një agjenci imobiliare Tiranë.

Natyrisht që është më e lehtë duke kontaktuar një agjenci imobiliare, sepse ata do t’ju përgjigjen direkt me opsionet që kanë dhe ndoshta gjejnë direkt atë që kërkoni. Gjëja më e rëndësishme është fakti se ata kanë bërë paraprakisht të gjitha kontrollet e pronës për ju. Sugjerimi jonë është se duhet të jeni të kujdesshëm në Shqipëri; jo të gjitha agjencitë e pasurive të paluajtshme janë serioze dhe zyrtare! Ka shumë “agjentë të pasurive të patundshme” që pretendojnë të jenë një ndërkohë që nuk janë. Ata mundohen të shesin një pronë pa dijeninë e pronarëve ligjorë dhe pa e ditur fare origjinën e pronës.

Rezervimi i pronës

Hapi tjetër që duhet të bëni është të firmosni një kontratë rezervimi dhe me përmbushjen e këtij hapi, prona vendoset në pritje. Kjo periudhë rezervimi zgjat rreth 4 javë deri në firmosjen e kontratës kryesore. Nëse prona do të blihet me kredi, gjatë kësaj periudhe, ju keni mundësinë që të negocioni termat e kredisë me bankën, si dhe të merrni asistencë për cka do jo nevojitet nga agjenti imobiliar.

Pasi të arrihet marrëveshja dhe të diskutohen të gjitha detajet e nevojshme, do të përpilohet një kontratë ku të përfshihet detaje si mënyrat e pageses, cmimi përfundimtar, afatet kohore dhe kushte të tjera.

Përzgjedhja e noterit

Pasi zgjidhni noterin, ai/ajo do t’ju organizojë një takim në zyrë për të diskutuar termat ligjorë. Pasi të dakordësohet, ju do të firmosni kontratën e shit/blerjes dhe do të depozitoni shumën për llogari të noterit, i cili do të shërbejë si ndërmjetës për sigurinë e transferimit të parave. Nëse cdo gjë shkon në rregull, atëherë firmoset akti i ndryshimit të pronësisë.

Në rast se apartamenti do të ishtë në një pallat që është në ndërtim e sipër, ju do të firmosni një kontratë paraprake dhe të paguani të paktën 30%-40% të shumës totale të shitjes, deri në përfundim të ndërtesës.

Bazuar në eksperiencën tonë të kërkesave për blerje shtepie, shumica e klientëve nuk kanë njohuri se ju mund të financoheni nga institucionet bankare dhe në fazën e ndërtimit. Tashme pronat regjistrohen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që në momentin e blerjes së pronës nga ndërtuesi. Kjo do të shërbejë si garanci që prona juaj nuk mund të shitet te dikush tjetër.

Është me rëndësi të madhe që ju të zgjidhni me kujdes noterin. Kjo për shkak të rëndësisë të rolit të tij/saj në proces. Ai/Ajo do të dëshmojë në firmosjen e kontratës, transferimit të pronësisë te blerësi dhe do të legalizojë të gjithë dokumentacionin e firmosur duke vendosur vulën e njomë të noterit.

Kostot dhe pagesat

Pagesa për ndryshimin e pronësisë do të kryhet nga blerësi.

Me firmosjen e kontratës se shit/blerjes shuma e mbetur e parave transferohen në rrugë bankare te shitësi dhe ky do të jetë hapi i fundit i finalizimit të transaksionit. Blerësi do të posedojë certifikatën e re të pronësisë.

Kostoja që do ti paguhet avokatit varion nga 500 Euro në 1000 Euro, ndërsa ajo e noterit nga 25 Euro në 1060 Euro. Në të dyja rastet shuma është në varësi të cmimit të pronës. Komisioni i agjencisë imobiliare është në shumicën e rasteve 1% për blerësin dhe 3% për shitësin dhe së fundmi, taksa e transferimit të pronës varion nga 0.5% në 3%, bazuar në vendndodhjen dhe tipologjinë e pronës.

Këshilla jonë për ju

Kini parasysh që gjithnjë të zgjidhni një agjenci imobiliare profesionale dhe një avokat të besuar, vecanërisht kur keni barriera gjuhësore apo nuk i njihni mirë ligjet dhe rregullat e tregut të pronave në Shqipëri.

Pra, për të siguruar cilësinë e një prone, që nuk ka probleme si: zhvilluesit që nuk kanë leje ndërtimi, apartamente që janë më të vogla sesa janë në kontrata, probleme me dokumentacionin ligjor, me pronarët ligjorë, pronat që janë konfiskuar gjatë periudhës komuniste, etj, kontaktoni një agjenci serioze dhe le të bëjnë ata të gjitha punën për ju.