Apartament 2+1 per Qira ne Durres
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Apartament 2+1 për qira në katin 0 të një objekti të ndërtuar rreth viteve 1980 në rrugën “Andon Naci”,
shumë pranë Mazoleumit,në qytetin e Durrësit.
Godina është ndërtuar me sistem me mure mbajtëse.Fasada e godinës eshte e suvatuar dhe e lyer.
Të gjitha katet e godinës janë projektuar për banim.
Sheshpushimet janë shtruar me pllaka cimento.Kafazi i shkallëve ka ndricim artificial.
Prona ka sipërfaqe të regjistruar 65 m2.Apartamenti është i rikonstruktuar,
dyshemeja e pronës është e shtruar me parket laminat
dhe muret e brendeshme janë të suvatuar,patinuara dhe të lyera.
Tualeti është shtruar me pllaka majolike dhe është i pajisur me set hidrosanitar
me ndricim dhe ajrim natyral.
Fasada kryesore e pronës është nga rruga kryesore dhe ka ekspozim të mirë.
Dritaret që ndodhen me pamjen nga hyrja kryesore në objekt mund të kthehen në porta hyrëse në pronë
duke krijuar edhe një hyrje të pavarur nga godina dhe duke dhënë mundësinë e përshtatjes së saj si njësi
tregtare si:klinikë Dentare, zyrë Noteriale ,zyrë kontabilitetei etj.
Qiraja mujore është 250 Euro.
Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.