Apartament per shitje ne Sarande me pamje nga deti
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Apartament luksoz pë shitje në Sarandë me sipërfaqe 99m2.
Organizohet në dy dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje me ambientin e kuzhinës, 2 banja dhe një ballkon me plot hapësirë.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-rt (kati i 3-të i banimit) të një pallati të sapondërtuar,
i cili ka gjithsej 14 apartamente.Pallati është i pajisur me ashensor bashkëkohor,
ka ujë dhe drita 24 orë,me mundësi parkimi të lirë pasi para pallatit ka rreth 1500 m2
në funksion të pallatit.Pallati banohet kryesisht nga shtetas të huaj.
Pallati lidhet me shkallë me të gjitha rruget e qytetit dhe me shëtitoren buzë detit.
Pallati ka pamje plotësisht nga deti pra që nga salloni i tij mund të shikosh
deri në ishullin e Korfuzit. Në apartament janë kryer punime shumë cilësore duke
filluar që nga muret e jashtme dhe të brendshme që jane me dopjo tullë dhe me lesh
xhami për termo izolim, suvatë jane bërë të gjitha me REVINEX,materialet e instalimeve hidraulike
dhe elektrike janë të gjitha cilësore,pajisjet hidrosanitare janë Spanjolle të markes ROCA.
Apartamentit i jane instaluar linjat per ngrohje qëndrore e cila ndodhet ne katin përdhe si dhe linjat
për panel diellor deri në tarracën e pallatit.
Dyert e brendshme janë tamburato, dera kryesore është e blinduar me 12 elemente sigurie,
dritaret janë duralumin i bardhë me dopjoxham 5 mm.
Apartamenti është i patinuar dhe i lyer në stilin modern.
Tualeti është me tavan të varur.
Apartamenti është plotësisht i mobiluar dhe shitet në gjendjen që ndodhet në çmimin prej 110 000 euro.
Për vizita në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni në cdo moment.