Apartament per shitje ne Sarande me pamje nga deti
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Shitet apartament 1+1 në Sarandë.
Zona ku ndodhet prona objekt vlerësimi,është një zonë me karakter kryesisht turistik,
rezidencial dhe komercial.
Kjo zonë ka pasur zhvillim të madh vitet e fundit dhe vihet re dukshëm në ndërtimet e reja dhe investimet e shumta në sektorin e turizmit.
Pjesa tjetër e zonës është me shtëpi banimi të ndërtuara para viteve 90 me karakter 4-5 kate.
Prona objekt vlerësimi është apartament banimi,i ndodhur në katin e tretë.
Shumë afër me qendrën e qytetit të Sarandës.
Orientimi është me pamje komplet nga deti dhe përpara ka lulishte.
Objekti është ndërtim i ri i vitit 2012,i realizuar me konstruksion beton/arme.
Hapësirat e përbashkëta përfshijnë kafazin e shkallëve ashensore të cilët janë funksional.
Muret e kafazit të shkallëve janë të suvatuara e të lyera .
Bazamaket e shkallëve janë të shtruara.Sheshi përpara pallatit ka një lulishte dhe kënd lojërash për fëmijë.
Ka mundësi parkimi brenda truallit të pallatit.Eshtë i pajisur me dokument Hipotekë.
Prona apartament ka organizim të brendshëm 1+1, me sipërfaqe 74 m2 dhe përbëhet nga këto ambjente:
1 dhomë gjumë,dhomë ndenje+kuzhinë, dy ballkone një tualet dhe korridor .
Prona ka orientim e gjitha në perëndim.
Rifiniturat: Dera kryesore e hyrjes për në apartament është e blinduar .
Dyert e brendeshme janë taburato .Dritaret janë duralumini dopjo xham .
Apartamenti është i shtruar me pllaka. Muret e tavani janë të suvatuara.
Ballkonet janë të shtruara me pllaka.
Parapetet e ballkoneve janë me tubo metalike.
Tualeti është shtruar me pllaka gresi dhe muret janë të veshura me pllaka majolike
dhe paisjet hidrosanitare te vendosura në të.
Për një vizitë në pronë ose më shumë detaje na kontaktoni në cdo moment.