Apartamente per shitje me pamje nga deti ne Sarande
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Shiten apartamente 2+1 dhe garsoniere në qytetin e bukur bregdetar të Sarandës.
E kush nuk do të dëshironte një shtëpi pushimi me pamje nga deti në qytetin e bukur Sarandë?
Sipërfaqja e gasoniereve është 46m2 kurse e apartamenteve varion nga 91m2-115m2.Zona ku ndodhen
apartamentet është një zonë me karakter kryesisht turistik ,rezidencial dhe komercial.
Kjo zonë ka pasur zhvillim të madh vitet e fundit dhe vihet re dukshëm në ndërtimet e reja dhe investimet
e shumta ne sektorin e turizmit.Kohët e fundit firma ndërtimi kanë marrë përsipër zhvillimin e
zonës duke ndërtuar pallate të reja shumëkatëshe,me katet përdhe dhe të para të projektuara si
ambjente shërbimi dhe tregtimi, ndersa katet e mesiperme si apartamente banimi.
Pjesa tjeter e zones eshte me shtepi banimi të ndërtuara para viteve 90 me karakter 4-5 kate.Objekti është
ndërtim i ri , i realizuar me konstruksion beton/arme dhe me mure tulle të lehtësuar të jashtme
me trashësi 25 cm.Hapësirat e përbashkëta përfshijnë kafazin e shkallëve ashensorë të cilët janë
funksionalë. Muret e kafazit të shkalleve janë të suvatuara e të lyera .Garsonieret organizohen në
një dhomë ndenje+kuzhinë, korridor dhe tualet.
Kurse apartamentet organizhen në 2 shoma gjumi,një dhomë ndenjeje bashkë me kuzhinën dhe një tualet.
Apartamentet kanë organizim jug-perëndim.
Muret e brendshme të apartamentit janë 12 cm.Lartësia e katit (tavan- dysheme) është 2.88 m.
Dera kryesore e hyrjes për në apartament është e blinduar.Dyert e brendshme janë taburato .
Dritaret janë duralumini dopjo xham. Apartamentet nuk janë të shtruara ende me pllaka pasi janë
lenë që të vendosen sipas zgjedhjes së klientit.Paisjet hidrosanitare nuk janë vendosur ende.
Apartamentet posedojnë dekomuntacion të rregullt hipotekor.Cmimi i apartamenteve dhe gasoniereve
varion nga 1400 euro deri ne 2145 euro në varësi të katit dhe pozicionimit.Apartamentet ndodhen ne kate
te ndryshme nga 1-6.
Për informacion më të detajuar apo për një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni ne cdo moment.