Apartamente per shitje prane bllokut,Tirane
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Apartamentet ndodhen në pallat të ri pranë Bllokut.
Godina është e projektuar me 6 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntoke,
nga të cilat 4 katet nëntokë do të funksionojnë si ambjente parkimi(poste parkimi),
kati përdhe dhe kati i parë si ambjente shërbimi.
Mbi 2 katet njësi ndodhen 4 kate ambjente banimi.
Godina në të cilën ndodhen pronat,ka kontruksinon me themele betonarme,
pllakë dhe strukturë mbajtëse betonarme, mure të jashtëm dhe perimetral tulle,
soleta e ndërkateve me travete.
Godinat e këtij objekti janë të projektura me fasadë
termike kapotë ose të ventiluar, sipas kateve të projektit.Këto fasada janë rezistente
për klimën e Tiranës dhe plotësojnë standardet teknike të izolimit termiko-akustik
për një jetesë të qetë dhe komode.
Vetrata termike janë prej alumini dhe dopio xham.
Ngjitja nëpër kate realizohet me rampë shkallësh beton arme me bazamakë mermeri dhe me
shesh pushime të shtruar me pllaka mermeri dekorative si dhe është i pajisur me ashensor.
Apartamenti 130.11m² i organizuar ne 3+1+2 me ballkon ndodhet ne katin e 5.
Apartamenti 79.71m² i organizuar ne 2+1+2 me nje ballkon.
Ambienti i gatimit është i ndarë me vete,ndodhet në katin e 5.
Apartamenti 280m² i organizuar ne 1+1 270m² (220m² Verande+50m² sip fizike) ndodhet në katin e 6.
Apartamentet kanë cmim 3000Euro/m².
Per më shumë informacion mos heziotni të na kontaktoni.