Hotel per Shitje ne Sarande
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Hoteli është një ndërtesë me 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntoke.
Nga ana konstruktive ndertesa në të cilën ndodhet prona është realizuar me themele tip pllake beton/arme,
strukture mbajtese beton/arme, mure perimetrale dhe ndarëse tulle me bira,
solete me traveta ndërkate mbuluar me soletë te hidroizoluar.
Hyrja kryesore e hotelit gjendet në anën lindore të tij. Rifiniturat e jashtme te hotelit janë të mira.
Nga jashtë ndërtesa është e suvatuar,bojatisur dhe veshur pjesërisht me travertinë (kafazi i shkallëve).
Trualli mbi të cilin është ndërtuar hoteli shtrihet në një terren kodrinor me pjerrësi drejt perëndimit.
Ky truall ka akses të drejtpërdrejt në rrugën në të cilën ai ndodhet.
Godina në të cilën ndodhet hoteli është brenda vijës së verdhë të Qytetit të Sarandës,
në një zonë me karakter kryesisht komercial,karakterizuar nga ndërtesa me karakter social ekonomik
(hotele, bar, restorante, etj).
Prona ndodhet rreth 1.0 km nga qendra e qytetit të Sarandës.
Prona ndodhet në zonën më të frekuentuar të qytetit gjatë sezonit turistik.
Hoteli ka si pjesë funksionale të tij ambjentin e pishinës ,piceri,parkim,restorant (ambjenti jashtë).
Ambjenti i Pishinës: Përdoret vetëm gjatë sezonit turistik (periudha maj-shtator). Ky ambjent përdoret si Bar veror.
Kapaciteti i tij eshte rreth 900 persona (skabo).
Piceria ka një kapacitet rreth 300 persona (75 tavolina),shfrytëzohet vetëm gjatë sezonit turistik. (maj shtator).
Kati nëntokë në anën veriore të tij është një verandë me siperfaqe 45 m2.
Ky kat është i organizuar në një ambjent shërbimi për restorantin, kuzhina e restorantit, korridor, dhomë teknike dhe dy tualete.
Kati Përdhe: Ambjenti i Hotelit është i përbërë nga resepsioni, tre dhoma (dy dhoma dyshe dhe një dhomë treshe).
Secila dhomë ka tualetin e vet dhe ballkonin e vet.
Rifiniturat e këtij ambjenti janë të mira. Muret janë të suvatuara dhe të bojatisura, gjithashtu edhe tavanet.
Tualetet janë të veshura me pllaka majolike dhe kompletuar me hidrosanitare importi.
Dyert e brendshme të katit jane tamburato. Dritaret jane me profile d/alumini dhe dopio xham.
Kati i Parë është i përbërë nga 9 dhoma, prej të cilave 3 janë dhoma katërshe dhe gjashte jane dhoma dyshe.
Kati i Dytë është i përbërë nga 10 dhoma, prej të cilave 1 është dhomë katërshe dhe nëntë janë dhoma dyshe.
Ne këtë kat ndodhet edhe një dhomë teknike.
Kati i Tretë përbëhet nga 3 dhoma, prej të cilave 1 është dhomë katërshe dhe dy të tjerat janë dhoma dyshe.
Rifiniturat e brendshme të hotelit janë të mira. Muret janë të suvatuara dhe bojatisura,
dyshemeja është e shtruar me pllakë gres dhe plintusa përreth.
Tualetet janë të veshura me pllake majolike dhe kompletuar me hidrosanitare importi.
Dyert e brendshme janë tamburato ndërsa dritaret janë me profile d/alumini dhe dopio xham.
Ngrohja dhe ftohja e dhomave realizohet nëpërmjet kondicionereve në cdo dhomë.
Ngrohja e ujit realizohet nëpërmjet panelëve diellore.
Hoteli është rikonstruktuar rreth vitit 2018.
Për më shumë informacione apo për një vizitë të pronës nga afër mos heziotni të na kontaktoni në cdo moment.