Post Parkimi per shitje prane Fushes se Aviacionit
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Në këto kohë ku të parkosh është një luks dhe shpesh herë mision i pamundur,
blerja e një post parkimi do të ishte investim i zgjuar.
Postet e parkimit ndodhen në një pallati të ri pranë Fushës së Aviacionit,në katin e -1 dhe -2.
Siperfaqja e tyre është rreth 25m².
Postet e parkimit të katit të -1 kanë cmim 12 000 euro kurse postet e tjera në katin -2 kushtojnë 10 000 Euro.
Nuk do të keni më stresin e përditshëm se ku do ta parkoni sot automjetin tuaj.
Godina në të cilën ndodhen pronat është një kompleks Rezidencial që ofron hapësira rekreative për banorët,
një pishinë të përbashkët, një kënd lojrash për fëmijët dhe shumë shërbime e lehtësira
për jetesë të qetë në komunitet.
Pozicionuar në një zonë lehtësisht të aksesueshme nga Rruga e Durrësit dhe 21 Dhjetori .
Godina në të cilën ndodhen pronat, ka kontruksinon me themele betonarme,
pllake dhe strukture mbajtese betonarme,
mure te jashtëm dhe perimetral tulle, soleta e ndërkateve me travete.
Ky kompleks ndërtimi shtrihet me orientimin kryesor lindje-perëndim për të përfituar
maksimalisht prej ndricimit natyral,ndaj jugut.
Godinat e këtij projekti janë të pajisura me fasadë termike kapotë ose të ventiluar, sipas kateve të projektit.
Per më shumë informacion,na kontaktoni në cdo moment.