Eksluzive! Shitet resort teater Kame ne Tirane! - Homeland.al
Sipas kerkeses
Property size icon Sipërfaqja e pronës 1080.7
Property structure icon Struktura: 13 Dhomë/a gjumi
Property accommodation icon Arredimi: Resort
Property heating icon Sistemi i ngrohjes: Kondicioner

Eksluzive! Shitet resort teater Kame ne Tirane!

Për Shitje
June 11, 2020
380
ID: 804
Specifika
Property bedroom icon Dhomë/a gjumi: 13
Property bathroom icon Tualet/e 18
Property size icon Sipërfaqja e pronës 1080.7m²
Property floor icon Kati: -
Property total floors icon Totali i kateve: -
Property year built icon Viti i ndërtimit: 2006
Property heating icon Sistemi i ngrohjes: Kondicioner
Property accommodation icon Arredimi: Resort
Property ceiling height icon Lartësia e tavanit -
Property parking icon Parkim: 50 makina
Property distance from center icon Nga qendra: 25 min
Property publication date Data e publikimit: June 11, 2020
Property area size icon Sipërfaqe trualli: 5565m²
Property garages icon Garazh: -
Property garages size icon Sipërfaqja e garazhit: -m²
Property additional space icon Hapësira të tjera: Pishine/Teater/Vila/Restorante
Karakteristika
Ashensor
Ballkon
Banak mermeri
Dhomë garderobë
Fushë tenisi
Kondicioner
Kuzhinë Moderne
Lavanderi
Lavatriҫe
Lejohen kafshë shtëpiake
Parking
Pishinë
Pjatalarëse
Qendër fitnesi
Spa
Wi Fi
Vendndodhja
Adresa e plotë: Ibe e Poshtme, Tirane, Shqiperi
Zona: Teatri Kame
Kodi ZIP 1037
Shteti: AL
Përshkrimi

Keni menduar ndonjëherë të keni një pronë që i ka të gjitha brenda për të realizuar biznesin tuaj të ëndrrave? Kjo është e duhura!
Shitet resort teater Kame, në zonën sipër Teg-ut në Ibë, vetëm 20 km nga Tirana.
Buzë lumit Erzen, mes një natyre madhështore të malësisë së Tiranës!
Sipërfaqe trualli 5565 m² si dhe parcel ndërtimore 1080,70 m².
I gjithë kompleksi ka disa restorante, vileta që mund të përdoren për shtëpi pushimi dhe ku mund të rezervohet nga ana e pushuesve, pishinë si dhe teatër.

Sapo hyn në portën kryesore, ndjehet qetësia që të ofron i gjithë ambienti, me lulishte nga të gjitha anët.
Përballe kemi restorantin e hapur me kapacitet 40 persona. Në të majtë të tij është restoranti i mbyllur me kapacitet 170 persona.
Në krahun e djathtë janë 5 vila të organizuara me nga dy dhoma gjumi dhe një tualet secila shumë të përshtatshme për familjarë. Terreni vazhdon i përshkallëzuar dhe në qendër të kompleksit ndodhet teatri i hapur veror.
Teatri veror sjell për publikun artistë të fjalës dhe të muzikës, dhe është i vetmi i llojit të tij.

Sërish vijojmë me një kuzhinë verore dhe në të djathtë 3 vila të tjera të organizuara secila me një dhome gjumi dhe një tualet. Një restorant piceri verore tjetër me kapacitet 300 persona ku ka në krahun e djathtë të saj pishinën verore 10 metra të gjatë dhe 10 metra të gjerë.
Kapaciteti 160 shezlonga dhe ku shoqërohet dhe me një bar veror për shërbimin e personave që përdorin shezlongët. Restorantet që ndodhen në të majtë të kompleksit mund të përdoren për evente të përmasave madhore si dasma.

Pamja në të gjitha krahët e kompleksit është fantastike! Me menaxhimin e duhur, mund të shndërrohet në pikën më të preferuar të vendasve si edhe të turistëve të huaj! Për shkak të pozicionit ku ndodhet, mund t’i jepet dhe shumë zhvillim zonës duke qenë se gjithcka mund të ofrohet bio nga banorët e zonës. Pra, mund të bëhet qendra e re agrikulturore e Tiranës! Kush nuk dëshiron qumështin, mjaltin, zarzavatet dhe mishin bio të zonës, shoqëruar me lumin si peisazh!
Na kontaktoni tani për këtë super pronë që të kemi mundësinë t’ju prezantojmë nga afër!