Shtepi ne shitje prane Marina Bay ne Vlore - Homeland.al
51.000
Property size icon Sipërfaqja e pronës 67,45
Property structure icon Struktura: 1 Dhomë/a gjumi
Property accommodation icon Arredimi: Bosh
Property heating icon Sistemi i ngrohjes: -

Shtepi ne shitje prane Marina Bay ne Vlore

Të shitura/Të dhëna me qira
May 22, 2020
370
ID: 782
Specifika
Property bedroom icon Dhomë/a gjumi: 1
Property bathroom icon Tualet/e 1
Property size icon Sipërfaqja e pronës 67,45m²
Property floor icon Kati: 2,3,5
Property total floors icon Totali i kateve: 6
Property year built icon Viti i ndërtimit: 2020
Property heating icon Sistemi i ngrohjes: -
Property accommodation icon Arredimi: Bosh
Property ceiling height icon Lartësia e tavanit -
Property parking icon Parkim: Po
Property distance from center icon Nga qendra: -
Property publication date Data e publikimit: May 22, 2020
Property area size icon Sipërfaqe trualli: -m²
Property garages icon Garazh: -
Property garages size icon Sipërfaqja e garazhit: -m²
Property additional space icon Hapësira të tjera: -
Karakteristika
Ashensor
Ballkon
Banak mermeri
Dhomë garderobë
Fushë tenisi
Kondicioner
Kuzhinë Moderne
Lavanderi
Lavatriҫe
Lejohen kafshë shtëpiake
Parking
Pishinë
Pjatalarëse
Qendër fitnesi
Spa
Wi Fi
Vendndodhja
Adresa e plotë: Rruga Dhimitër Konomi, Vlorë, Albania
Zona: Vlore
Kodi ZIP 9402
Shteti: AL
Përshkrimi

Në një pallat të ri pranë Marina Bay në Vlorë, apartament 1+1 në shitje me sipërfaqe 67,45 m².

Rreth godinës gjenden një sërë shërbimesh: 2 pishina të jashtme (njëra prej te cilave ngjitur me këtë pallat), pishinë dimërore e brendshme, lojra për fëmijë, disa restorante, bare panoramike që mund të shijoni perëndimin e diellit dhe gjithë gjirin eVlorës, masazh, SPA, minimarket, etj.

Pranë godinës gjenden disa plazhe të aksesueshme me këmbë të cilat njihen për bukurinë e tyre dhe cilësinë e ujit të kristaltë. Vijimi i zgjatimit të Lungomares së qytetit të Vlorës deri në zonën e tunelit ju mundëson të vizitoni në ecje të gjithë qytetin, pa qenë e nevojshme përdorimi i makinës.

Ҫmimi fillon nga 750 euro m2 në varësi të katit dhe pozicionimit. Ky është çmimi më konkurrues në të gjithë këtë zonë. Garazhet janë në shitje, por ekziston edhe mundësia e parkimit përpara pallatit.

Orientimi i apartamenteve është nga lindja. Kjo bën që ambjentet e brendshme të jenë të freskëta në stinën e verës dhe ju mund të shijoni qëndrimin në ballkon gjatë orëve të mbasdites, madje pa u shqetësuar nga zhurmat e trafikut në rrugën nacionale.

Godina është ndërtuar me standarte moderne. Punimet kanë një cilësi të lartë. Ajo është e ndriçuar me dritë natyrale në çdo ambient, përfshirë edhe shkallët. Kuzhina dhe tualeti kanë gjithashtu ndriçim dhe ajrosje natyrale. Godina ka një super termoizolim duke ju kursyer energji në çdo stinë. Kasat e dritareve të vendosura brenda muraturës gjatë fazës së ndërtimit, sigurojnë një termoizolim akustik perfekt.

Godina është e përfunduar, vetëm vendosja e pllakave është lënë të bëhet sipas zgjedhjes së klientit.

Shitet me një cmim total prej 51,000 eurosh.