Shitet vilë 4-katëshe te kompleksi Akacia Hills
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Shitet një vilë fantastike te kompleksi Akacia Hills
Ofron mundësi të pafundme relaksi dhe qetësie, por njëkohësisht është vetëm 10 minuta larg Tiranës me makinë si dhe qendrës tregtare “TEG”.
Kati nën tokë është i gjithi i kompletuar, së bashku me një oxhak.
Salloni në katin e parë është me vetrate dopio xham me pamje nga pishina.
Ambienti i gatimit është tërësisht i vecuar.
Kati i fundit është i gjithi një dhomë gjumi në formë suite, ku përfshihet një tualet i pajisur me vaskë hidromasazhi, e përshtatshme për 8 persona.
Gjithashtu ka dhe një verandë të bollshme me pamje mbreslënëse.
Vila ka sistem ngrohje ftohje chiller mjaft cilësore, si dhe në katin nën tokë, atë përdhes dhe në katin e fundit ka oxhak, i cili bën ngrohjen e të gjithë ambientit.
Vetem kati nën tokë është i shtruar me pllaka, ndërsa ambientet e tjera të shtruara me parket druri.
Ambienti përreth vilës përbëhet nga një pishinë, pajisje për barbekju dhe një oborr plot gjelbërim, i mbjellë me pemë frutore.
Në vilë ka një garazhd për parkimin e dy makinave, si dhe vend për të parkuar një makinë tjetër në oborr.
Mund të përmendim gjithashtu edhe asete të tjera të vilës si sistemi i alarmit, sistemi audio, gjeneratori si dhe sistemi i kamerave të sigurisë.
I gjithë ky objekt kaq funksional, komod dhe i sigurtë shitet me një cmim prej 1.2 milion Eurosh.
Në cmim përfshihet i gjithë mobilimi tejet cilësor dhe modern.
Do të ishte perfekt për të pasur një jetesë të rehatshme, larg stresit që të krijon qyteti i zhurmshëm, por njëkohësisht për të shijuar fundjavat tuaja mes natyrës dhe ajrit të pastër.
Na kontaktoni për një vizitë në pronë.