Shitet vile luksoze te Medreseja me cilesi maksimale
Specifika
Karakteristika
Vendndodhja
Përshkrimi
Shitet vile luksoze te Medreseja me tre kate mbi tokë dhe një nën tokë, të lidhura me shkallë dhe ashensor.
Kati nëntokësor është i formatit open-space dhe një kabinë me sistemin elektrik të vilës.
Kati përdhe përbëhët nga një korridor në hyrje, ku në dysheme është mozaiku me mjaft vlerë i Bukuroshes së Durrësit, i punuar me dorë.
Salloni është i gjithi me vetratë xhami me pamje nga oborri i shtëpisë dhe pishina e jashtme, dhe ka një oxhak dhe një ambient ngrënie, i cili është pjesërisht i vecuar.
Korridori të con më tej në dy dhoma të tjera, lavanteri, dhomë garderobë, dy tualete dhe kuzhinë gatimi me pamje fantastike.
Kati i dytë ka katër dhoma gjumi, dhomë garderobë dhe dy tualete.
Gjithashtu ndodhet dhe një zyrë me mobilie të cilësisë së lartë prej druri dhe karrike lëkure.
Dhomat janë të gjitha të shtruara me parket druri. Kati i fundit ka një dhomë sauna dhe pishinë të brendshme me dalje në një verandë.
Gjithashtu ndodhet dhe një ambient tjetër open-space me oxhak funksional.
Në verandë keni mundësi të bëni dhe barbeque.
Sistemi ngrohje/ftohje i vilës është chiller, mobiliet dhe akesorët janë të ardhur nga Italia e Veriut dhe Austria.
Abazhurët janë të larë me flori dhe të zbukuruar me kristale Swarovski.
Arkitektura e vilës dhe cilësia e ndërtimit të saj është mbresëlënëse.
Ka garazh në oborr, sistem monitorimi me kamera për një siguri maksimale dhe gjelbërim.
Lagjia ka akses të kollajtë me rrugën kryesore dhe ju ofron qetësinë, për të cilën keni kaq shumë nevojë mes zhurmës që ka kryeqyteti.
Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor.
Vlera e shitjes është 1.200.000 Euro.