Pse duhet të blejmë apartament në katin e fundit- tarracë? - Homeland.al

Homeland.al

Pse duhet të blejmë apartament në katin e fundit- tarracë?

E keni parasysh momentin kur vendosni të ndërmerrni hapin e madh dhe të blini shtëpinë tuaj? Në atë çast lindin dhe dilemat më të mëdha duke kërkuar përgjigje për çdo pyetje që ngre me veten apo personin/at që do të ndash aparatamentin.
Sigurisht që nuk është investim që do të zgjasë sa pushimet e verës, kështu që disa kritere nuk mund të anashkalohen.
Sa buxhet kam? Ne çfarë lagje e dua? Çfarë sipërfaqe? Një ndër pyetjet që i bëjmë vetes është dhe se në çfarë kati duam të jetojmë?
Në këtë artikull do të rendisim disa arsye pse ju duhet të zgjidhni katin e fundit të një pallati për të jetuar, pavarësisht mitit të përhapur se nuk është zgjedhja e duhur. Përkundrazi!

1. Siguria

Kemi dëgjuar raste kur kanë rënë pre e grabitjeve ose krimeve të ndryshme katet e para të një pallati. Po sa raste të tilla ka në apartamentet që ndodhen në tarracë? Duke e zgjedhur apartamentin në katin e fundit të një pallati, i ofroni më shumë siguri vetes dhe familjes suaj.

2. Mundësi zgjerimi

Nëse ju blini një 2+1 në terrace dhe gjatë viteve keni nevojë për zgjerim, atëherë duke marrë leje te 80% e banorëve të pallatit dhe duke marrë lejen përkatëse në bashki, mund ta ktheni në një 3+1 apo si ta dëshironi ju. Blerje me perspektivë apo jo?

3. Pamja

Ato pasditet kur dielli perëndon, duke shijuar një gotë verë në tarracë dhe duke parë të gjithë qytetin, malet apo zonat e gjelbëruara, janë pa çmim. Asnjë nga katet e poshtme nuk të ofron një pamje të këtillë, por përkundrazi, të limiton të shikosh fasadën e pallatit përballë, oborrin apo ndoshta dhe më keq, dritaren e komshiut të pallatit ngjitur (mund të ishte dhe dritarja e tualetit).

4. Ndriçimi

Duke pasur apartamentin në katin e fundit, sigurohesh që e gjithë drita natyrale do të ndriçojë çdo dhomë apo cep të shtëpisë. Nuk ka gjasa që një apartament në katin e fundit të jetë i errët, gjë që do ju sjellë dhe kursimin e energjisë elektrike, sepse dritat do ti ndizni shumë vonë. Për më tepër do të doni të ngroheni më pak, sepse dielli punon për ju falas dhe ju njëkohësisht kurseni energji.

5. Privatësia

Në katin e fundit me shumë gjasa nuk do të keni komshij rreth e rrotull. Mund të jetë vetëm apartamenti juaj, duke evituar kështu dyndjet në mëngjes për tek ashensori, në një korridor të vogël.

6. Qetësia

I keni parasysh ato zhurmat e komshijve sipër si për shembull; taka, fëmijë që vrapojnë, putrat e kafshëve ne çfarëdolloj orari apo të ngjashme si këto? Një apartament në katin e fundit me siguri që do t’ju a heqë këtë shqetësim, aq më tepër që zhurmat e ambientit që ju rrethon ndihen më pak se të ishit në katet e ulëta.

7. Insektet

Gjatë verës shqetësimi ynë kryesor mban një emër: Mushkonjat! Duke pasur apartamentin në katin e fundit do të jeni të çliruar nga shqetësimi i një morie instektesh që pushtojnë papritur apartamentin tënd dhe ty të duhet të flesh me një spray mbi komodinë, gati për sulm në çdo moment të ditës dhe natës.
Besoj se sa shkruam më sipër, do t’ju vlejnë për të bërë zgjedhjen e duhur, apo për të shuar ndonjë dilemë të vogël që keni pasur deri më tani. Shihemi sërish me të tjera sugjerime apo këshilla. Ndërkohë ju mos harroni të navigoni në faqen tonë dhe të na pyesni sa herë të keni nevojë.