
Shengjini, destinacioni i ri i pushimeve në Shqipëri!
Shpesh kur flasim për pushimet pranë detit, na vjen në mendje direkt Jugu i Shqipërise. Është bërë një trend absolut të pushuarit në Dhërmi, Jalë, Himarë apo më tej deri në plazhet e Sarandës. Sigurisht që përtej kënaqësisë qe të ofron bukuria natyrore, ka edhe problematika të cilat i njohim më së miri. Na ndodh të dëgjojmë një mik apo të afërm që kur kthehet nga “Jugu” thotë: “Cmimet ishin në stratosferë”, ose “Shërbimi ishte shumë i dobët”, apo “Gatimet linin shumë për të dëshiruar”, e shumë ankesa të tjera si këto. Megjithatë, vazhdojnë të ikin në “Jug”, vit mbas viti, për të përsëritur të njëjtat ankesa.
E keni menduar ndonjëherë që Shqipëria ofron bukuri natyrore të mrekullueshme dhe në veri? Keni menduar që Shengjini është një destinacion, i cili nuk do t’ju zhgënjejë aspak?
Le të flasim pak se cfarë na ofron plazhi i Shengjinit dhe pse duhet ti kthejmë sytë nga “Veriu”.
Pozicioni gjeografik dhe pak histori mbi Shëngjinin
Së pari Shëngjini gjeografikisht ndodhet në veri-perëndim të Shqipërisë. Ndoshta shumë pak e njohin historinë e tij si qytet të lashtësisë. Është krijuar 2400 vjet para lindjes së Krishtit. Emri i lashtësisë së Shëngjinit ka qënë Nimfeu, ose ndryshe vendi i zanave. Njihet gjithashtu dhe për luftën e madhe midis Pompeut dhe Cezarit, ku porti i qytetit përshkruhet prej këtij të fundit si vendstrehim i persosur për ushtarët e tij për shkak të izolimit ndaj erërave. Më vonë në mesjetë Shëngjini do të merrte emrin Medua. Emrin me të cilin e njohim të gjithë sot, e ka marrë nga një kishë me të njëjtin emër, e cila ndodhet në malin e Shëgjinit. Pavarësisht të qënit një qytet i vogël dhe me pak banorë, ka qenë historikisht një pikë strategjike, e cila përdorej për tregti, duke pasur dhe port detar. Shëngjini laget prej detit Adriatik.
Shëngjini ditët e sotme
Kalojmë prej historisë së lashtë në ditët e sotme. Shëngjini është i pasur me laguna, të cilat kanë një florë dhe faunë mjaft të pasur. Kjo bën që zona të njihet për gjueti. Gjithashtu plazhet jane mjaft të pastra, me ujëra të ngrohtë dhe të izoluar prej erërave. Mund të përmendim Ranën e Hedhun për ujin e kristaltë dhe dunat ranore që arrijnë deri në 60 m lartësi, më e madhja në Europë.
Ndonëse Shqipëria është prekur ndër vite nga një valë ndërtimesh pa kriter, duket sikur ky fenomen po ndryshon. Godinat e reja po ndërtohen me një shije të sofistikuar, më pranë stilit Europian dhe duke respektuar natyrën. Absolutisht cilësia e punimeve është superior në krahasim me të shkuarën. Shëngjini ofron gjithashtu më shumë siguri në plazhe, shërbim të kualifikuar dhe gatime tradicionale me produkte të freskëta. Arti i kulinarisë së zonës është një nga më të preferuarit jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt.
Investimi mbi pronat e Shëngjinit
Duke u bazuar në sa thamë më sipër, lind natyrshëm pyetja: Përse të shpenzoni më shumë në vende me dyndje të jashtëzakonshme, kur mund të kaloni momente qetësie me familjen tuaj apo edhe miqtë në një plazh më të pastër, më të lirë dhe po aq të bukur?
Ndaj ne ju këshillojme që të investoni për pushime ditore ose më të gjata në Shëngjin.
Gjithashtu mund të mendoni fare mirë të investoni duke blerë një pronë. Cmimet janë absolutisht okazion dhe do t’ju krijonin mundësinë të kalonit fundjavat tuaja pranë detit, larg stresit të qytetit. Infrastruktura ja u lejon që të jeni po aq shpejt sa do të ishit në Durrës (duke ju referuar si qytetit më të afërt bregdetar që kemi).
Klishetë duhen thyer, duke parë përtej e duke zbuluar që Shqipëria ka vende të mrekullueshme për t’ju ofruar nga jugu në veri.
Për të parë se cfarë ju ofron tregu imobiliar i Shëngjinit, hidhini një sy pronave në shitje që ofrohen nga agjencia jone imobiliare ne Tirane
Ne ju sigurojmë për dicka, që nuk do të pendoheni për investimin e kryer sepse nuk do të jetë monetar, do të jetë mbi të gjitha shpirtëror.