Si të zbukurojmë filxhanët e shtëpisë sonë
Ne kemi gjetur një mënyrë fantastike për të dekoruar filxhanët e shtëpisë suaj, sado të vjetër qofshin ato, ju mund t’i ripërdorni! Nuk do ta besoni sesa e thjeshtë dhe me sa pak mjete mund të realizohet. Kuzhina juaj do të ndricojë dhe do na falenderoni në fund!
Si ide është fantastike edhe nëse doni t’i bëni një familjari një dhuratë ndryshe. Ata nuk do ta besojnë që ju e keni realizuar vetë.
Mjetet e punës:
1. Filxhanë të bardhë
2. Manikyrë në ngjyra të ndryshme
3. Një tas të mbushur me ujë
Merrni tasin të mbushur me ujë dhe brenda tij fusni manikyra të ngjyrave të ndryshme.
Merrni filxhanin e bardhë dhe rrotullojeni tek uji që tashmë është i përzier me ngjyra të ndryshme manikyrësh.
Nxirreni jashtë filxhanin dhe do vini re që ka marrë ngjyrë me ujëra të ndryshme, njësoj si ngjyrat e manikyrëve që ju hodhët paraprakisht.
Bukur apo jo? Provojeni dhe ju dhe na dërgoni fotot e juaja tek: info@homeland.al dhe ne do t’i postojmë në faqen tonë 😉
Mund të shikoni edhe disa modele të tjera të realizuara nga ne: