Taksa per shitjen e prones : Si llogaritet ? - Homeland.al
taksa per shitjen e prones

Homeland.al

  /  featured   /  Taksa per shitjen e prones : Si llogaritet ?

Taksa per shitjen e prones : Si llogaritet ?

Si llogaritet taksa per shitjen e prones dhe a do më duhet të paguaj mua si shitës?

Kjo është pyetja më e shpeshtë që na bëjnë shitësit e pasurive të paluajtshme gjatë punës sonë të përditshme. Prandaj, po ju shpjegojmë sesi llogaritet taksa per shitjen e prones dhe nëse do paguani apo jo dhe sa kur të mendoni të shisni pronën tuaj.

Cfarë është taksa per shitjen e prones

Taksa e fitimit për shitjen e pasurive të paluajtshme është një detyrim i cili nuk mund të anashkalohet. Ajo paguhet nga shitësi, pra nga pronari që po shet pronën dhe blerësi nuk ka asnjë detyrim. Vlera e pagesës ndryshon në varësi të pronës që ju po shisni natyrisht.

Shpjegimi i mëposhtëm nga ana jonë është bërë bazuar në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave ku përcaktohet sesi kalohet tatimi i kalimit të së drejtës së pronës së pasurive të paluajtshme.
Bazuar në të, diferenca pozitive e vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme do konsiderohet si fitim dhe do tatohet 15%.
Pra, nëse dikush ka blerë një apartament me vlerë 10 milionë lekë dhe e shet atë për 12 milionë lekë, ky person do paguajë 15% të fitimit prej 2 milionë lekësh, pra 30000 lekë të reja, ose 300 mijë lekë të vjetra.
Në rastin kur cmimi i shitjes që është rënë dakort midis palëve dhe është vendosur në kontratën e shitjes është më i ulët se cmimi i references, atëherë si vlerë shitjeje do të merret kjo e fundit.

Shembull: Nëse një individ e ka blerë apartamentin me vlerë 10 milionë lekë dhe e shet me 11 milionë lekë, por cmimi i referencës është 12 milionë lekë, tatimi llogaritet 15% * (12 milionë-10 milionë lekë)= 300 mijë lekë.

Rasti kur prona është e rivlerësuar

Pronarët që kanë bërë rivlerësimin e pasurive të tyre të paluajtshme në ZVRPP kanë përfitim duke qenë se si vlerë merret vlera e dalë nga rivlerësimi i pasurisë se paluajtshme.

Shembull: Nësë një person e ka rivlerësuar pronën e tij/saj në vlerë 6 milionë lekë në vitin x, dhe e shet atë 5.5 milionë lekë, vlera e shitjes merret vlera më e madhe, pra ajo e rivlerësimit në këtë rast. Nëse cmimi i referencës është i njëjtë me të rivlerësimit, shitësi nuk ka tatim për të paguar: (6 milionë lekë-6 milionë lekë)* 15%=0 lekë.
Nësë cmimi i referencës është më i lartë se i rivlerësimit (sepse varet në cilin vit është bërë rivlerësimi dhe sa kanë ndryshuar cmimet e referencës që nga ajo kohë), atëherë llogaria bëhet (cmimi i referencës – cmimin e rivlerësimit)* 15%, që natyrisht do jetë më i ulët sesa rasti kur mund të mos keni bërë fare rivlerësim të pronës.

Cmimet e referencës sipas zonave të Tiranës dhe cmimet e pronave ne Tirane mund t’i gjeni këtu: https://homeland.al/cmimet-e-pronave-ne-tirane/ dhe hartën e zonave mund ta shikoni në foton më poshtë.
taksa per shitjen e prones
Sugjerimi jonë është që të kryeni rivlerësimet e pronave në kohë si edhe cmimet e pronave të shitjes t’i vendosni me cmim normal tregu në mënyrë që të arrini t’i shisni ato. Blerësi nuk ka faj që juve mund t’ju duhet të paguani shumë të madhe taksës. Prandaj, nëse e shtoni këtë vlerë takse, cmimit të shitjes së pronës suaj, ajo do bëhet thjesht e pamundur për tu shitur (sepse vlera do jetë shumë e lartë).
Për cdo mendim apo sugjerim nga ana jonë, si dhe asistencë për shit-blerjen apo qiradhënien, qiramarrjen e pronës suaj, ju mirëpresim ne agjencine tone ne Tirane !