
Termeti ,cilesia e ndertimeve dhe kur konsiderohen te sigurta?
Sapo lamë pas një ndodhi fatkeqe, termeti , që na preku të gjithëve…
Edhe tani, kur duket sikur toka filloi të qetësohet pas atij termeti katastrofik, duhet të shikojmë nga arsyet që sollën kaq shumë dëmtime në banesat e qytetarëve të Durrësit, Thumanës, Tiranës, Kavajës, e shumë zonave të tjera.
Mbi 5000 banesa të dëmtuara rëndë në Durrës dhe Tiranë, mbi 20 objektë që do të shemben në Durrës, e mijëra familje që mbeten rrugëve.
Qindra biznese të vogla që dëmtojnë ekonominë familjare e shumë vende pune të humbura, si pasojë e asaj që njihet tamshmë si katastrofa e shekullit në vendin tonë.
Cili është fajtori? Ka shumë drejtime nga mund të kthehemi për të bërë bashkë një numër përgjegjësish dhe hallkash.
Gjithsesi, ndërsa me këtë merren organet kopetente, ne do të fokusohemi te cilësia e ndërtimeve ndër vite në Shqipëri dhe se drejt kujt teknologjie duhet të shkojmë.
Tashmë është e ditur se jetojmë në një zonë të nxehtë të Ballkanit. Tërmetet nuk janë një ndodhi e papritur, duke qenë se kemi pesë zona sizmike të shtrira në të gjithë vendin.
Zona e Mesdheut quhet ndryshe zonë e nxehtë, duke qenë se pllaka tektonike euro-afrikane dhe ajo euro-aziatike, përplasen me njëra tjetrën, duke cliruar energji të madhe, e cila manifestohet në formë tërmetesh.
Dihet që fenomenet e kësaj natyre nuk i kemi në dorë. Ajo që ne mund të bëjmë është të ndërtojmë brenda standardeve të miratuara qoftë vendase apo dhe ato europiane.
Gjithnjë bëhet punë e vazhdueshme kërkimore për gjetjen e materialeve sa më rezistenteve ndaj termeteve. Qoftë dhe në fushën e paranjoftimit të tërmetit përpara se të shkaktojë katastrofë natyrore.
Evolucioni i ndërtimeve në Shqipëri
Mund të themi se fazat e ndërtimit në Shqipëri ndahen në tre; 1945-1960, 1960-1990 dhe pas viteve 1990.
Sipas deklaratave të inxhinierëve profesionist në vend, themi se në fazën e parë të ndërtimeve nuk ka fare mbrojtje sizmike në strukturë. Në fazën e dytë është e ulët dhe post viteve 1990 përsëri është e pamjaftueshme dhe kjo jo për shkak të paditurisë, por për shkak të abuzimit me lejet e ndërtimit apo shtesat e kateve.
Objektet që rrezikojnë më shumë ndaj një tërmeti me magnitudë 6 ballë janë ato të ndërtuara para viteve 1960, të cilat njihen ndryshe si parafabrikatet apo dhe me qerpic.
Siguria rritet pas viteve 1990. Nuk u bazua më teknologjia në mure mbajtës, por u përdorën kolona dhe trarë. Sigurisht rezistenca e godinave varet nga cilësia e materialeve.
Ekziston një eurokod në cilësinë dhe karakteristika e hekurit dhe betonit të përdorur për ndërtimin e godinave të larta.
Gjithashtu varet dhe se sa mirë është bërë lidhja e tyre për të mos patur probleme.
Fatkeqësisht ne bazohemi ende në standardet ligjore të sizmiologjisë të miratuar në vitin 1989.
Cfarë duhet të kemi parasysh për të konsideruar një ndërtesë të sigurtë gjatë një termeti?
Së pari problemi qëndron te lidhja e mureve me kolonat dhe trarët mbajtës.
Kryesisht kjo procedurë kërkon një punë më të lodhshme dhe të detajuar, e cila zakonisht neglizhohet nga punëtorët.
Duhen vendosur breza antisizmikë të cilët lidhen me murët me anë të fijeve të hekurit me stafa 15, 20, 25 cm.
Cilësia e dobët e betonit, hekurit apo vendosja e shufrave të hekurit në kolonat mbajtëse me hapësirë të madhe, krijon probleme në strukturë. Vetë betoni si material është i butë dhe gjatë tërmeteve mund të pësojë dëmtime.
Për ta përforcuar vendosen shufra hekuri me hapësiratë vogla midis tyre për të krijuar ngjeshje më të mirë.
Në këtë mënyrë struktura mban dhe peshën natyralë të godinës dhe i reziston lekundjeve vertikale/horizontale që krijon tërmetin pa pësuar thyerje, carje apo shtypje të kolonave mbajtëse.
Gjithashtu më të rrezikuara janë dhe strukturat jo të rregullta të ndërtesave, ato që kanë forma abstrakte apo dhe zgjatime. Gjithashtu ndërtesat të cilat kanë hapësira boshe për garazhe të mbuluar dhe që mbahen me kolona të holla, rezikojnë më shumë. Aq më tepër nëse në këto kolona mbajtëse ndërhyet për të krijuar hapësira në katet e para. Fatkeqësisht sic ishte rasti i ndërtesës në Durrës ku ishte ndërhyrë për të hapur lokal. Sot, ajo ndërtesë është shembur.
Soletat! Mjaft të rëndësishme për të mos patur shkëputje të tyre gjatë lëkundjeve të tërmetit.
Duhet që lidhja e tyre me trarët dhe kolonat mbajtëse të bëhet sa më solide.
E nësë vërehen carje në suvatim, kjo nuk përbën rrezik për ndërtesën, as për jetët e njerëzve, por lidhja e elementeve me njëra tjetrën patjetër që po.
Përfundimi
Pas tërmetit, ne pësuam shumë dëme. Ajo që duhet të kemi parasysh është të marrim masa.
Ndaj kini parasysh që ndërtimet mos t’i bëni për të kursyer, pasi do e paguani mjaft shtrenjtë në të ardhmen.
Duhet të ecim drejt standardeve Europiane, të cilat ndjeshëm janë të përparuara në këtë fushë.
Përdorni materiale më të lehta në peshë, për t’i rritur jetëgjatësinë ndërtesave me minimalisht 80 deri në 100 vite.
Mund të përmendim të tilla si silikoni, fibrat e karbonit, qelqi apo dhe plastika në ndërthurua me njëra tjetrën. Ato kanë gjithashtu vetinë e elasticitetit dhe të përcimit për lëkundjet sizmike. Në këtë mënyrë ndërtesa do të ecë në ritmin e lëkundjeve. Kjo do te thote pa pësuar shkëputje të elementeve të ngurta. Ato kryesisht shkojnë në drejtim të kundërt me lëvizjen sizmike për shkak të ligjit të momentit.
Urojme t’ju kemi ndihmuar sadopak për të kuptuar se cila ndërtesë është e duhura për të bërë investimin tuaj.
Shpresojmë që mos të jemi më dëshmitarë të papërgjegjshmërisë njerëzore, pasi me natyrën jemi mësuar të bashkëjetojmë ndër shekuj.
Durrësi dhe të gjitha zonat e tjera do të ringrihen. Urojmë kësaj rradhe të ngrihen me themele të patundshme dhe pa kate shtesë, të cilat bien ndesh me cdo forcë natyre apo ligj shkencor.
Në qoftë se doni te blini apo te merrni me qira prona ne Shqiperi, gjatë kësaj periudhe, na kontaktoni
Agjencia jone imobiliare ne Shqiperi , Homeland Real Estate do t’ju gjeje te duhuren!