Image Alt

Homeland.al

  /  investo ne Shqiperi   /  Trojet shqiptare : Investimi i duhur apo jo?
Trojet shqiptare Investimi i duhur apo jo

Trojet shqiptare : Investimi i duhur apo jo?

Trojet shqiptare , investim me vlerë për tu bërë?

Kërkesat më të shpeshta që kanë ardhur gjatë punës sonë të përditshme me klientë të huaj kanë qenë apartamente, hotele ose bar/restorante.
Në fakt blerja e trojeve në Shqipëri do të ishte ide mjaft e mirë, duke marrë parasysh se cmimet janë ende të volitshme.

Mundësia për ndërtim në trojet shqiptare ndahet në dy kategori: ai për përdorim personal ose për biznes.

Në kategorinë e parë përfshihen vilat, shtëpitë apo gjithcka tjetër prej së cilës nuk pretendohet të përftohet asnjë e ardhur shtesë. Ndërsa në atë të dytën përfshihen të gjitha ndërtimet si hotele, hostel, bar/restorante, konvikte, pallate apo gjithcka tjetër prej së cilës përftohen të ardhura. E megjithatë, cmimet janë rritur krahasuar me vitet e mëparshme, ku të blije(merrje) tokë dhe të ndërtoje ishte ndoshta një nga procedurat më të lehta. Shqipëria ka vuajtur në raste të shumta nga marrja e tokës me forcë dhe nga falsifikimi i dokumentacionit të pronarit të vërtetë.

Pse të blejmë trojet shqiptare

Në një vend në zhvillim sic është Shqipëria, mundësitë për t’u zbuluar janë të shumta. Ka ende vend për prodhimtari dhe inovacion.
Për më tepër, pagat janë ende më të ulëta se shumica e vendeve të zhvilluara europiane, kështu që ju mund të shfrytëzoni këtë mundësi për të ndërtuar fabrikën tuaj të prodhimit.
Vendi ynë është perfekt për kultivimin e bimëve apo një game të gjerë frutash dhe perimesh, të cilat mund të eksportohen më së miri drejt vendeve me mangësi në prodhim dhe që kanë më së shumti nevojë.
Toka jonë është mjaft prodhimtare dhe klima e favorizon një gjë të tillë. Shqipëria ka rreth 300 ditë me diell, ndaj ju mund ta merrni me mend se cfarë benefitesh ka një karakteristikë e tillë.
Dicka tjetër për të cilën ne duam t’ju sigurojmë është pagesa e ulët e komisionit për specialistin e pasurive të patundshme , i cili do t’ju ndihmojë të gjeni tokën e duhur për investim më të sigurtë. Ju do të paguani vetëm 1% të shumës bruto të blerjes së pronës, i cili është më i ulëti në rajon.
Në Shqipëri pagesa me lek në dorë është procedurë mjaft e zakonshme ende, cka do t’ju lehtësojë procesin e pagesës së agjencisë apo dhe pronës.
Më parë nuk ka qenë e lejuar për qytetarët e huaj të bëheshin pronarë toke në territorin Shqiptar, por me ndryshimin e ligjit kohëve të fundit, gjithkush është i lirë të jetë pronar trualli, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë.

Momenti më i mirë për të blerë trojet shqiptare

Ndoshta një nga pyetjet që i shtroni vetes është se në cilën stinë është më e përshtatshme të blihet toka?
Mund t’ju themi që zgjedhja është në varësi të qëllimit. Nëse do të dëshironit të ndërtonit vilë ose rezidencë, atëherë nuk ka ndonjë periudhë të mirë-përcaktuar. Por në rastin se do të ndërtoni një kompleks në plazh, është më mirë të blini tani, që të jeni të përgatitur për sezonin pasues. Gjithsesi, nëse mendoni se moti ju pengon gjatë punimeve, sic e përmendëm dhe më sipër Shqipëria ka rreth 300 ditë me diell, ndaj nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar!

Nëse informacioni i mësipërm ju ndihmoi disi ose theu frikën tuaj për të marrë iniciativa larg vendlindjes, mund t’i hidhni një sy pronave më poshtë të sugjeruara nga HOMELAND REAL ESTATE.

Troje shqiptare okazion me cmim okazion, në zona të ndryshme që zyra jonë imobiliare në Tiranë ju ofron:

    Truall në shitje te Plepat në Durrës, pamje nga deti!

    Truall në shitje, Spitallë, Durrës

    Shitet truall dhe shtëpi përdhese te Dega e Thesarit

    Truall per shitje në Ibë, prane autostrades Tirane-Elbasan!

    Shitet truall në hyrje Drilon Pogradec

    Shitet truall pranë QTU Tirane, 15440 m²

    Truall ne Permet ne shitje, me dokumenta te rregullta

    Shitet truall dhe kapanon përgjatë autostradës së Vlorës

    Shitet 9600 m² truall ne Spille, Kavajë e mbjellë me ullinj

    Shitet toke are Farke, Tirane, Shqiperi

    Shitet truall ne Sarande me leje ndërtimi per hotel

    Truall ne shitje Tirane, Peze-Helmes

    Shitet truall dhe hotel në Radhimë, Vlorë

    Shitet truall 4000 m² në Laknas, pranë QTU