Zbukuroni shtëpinë tuaj dhe ambientet e tjera me rastet e festave!
Zbukuroni shtëpinë tuaj, erdhi muaji i festave! Edhe ne, stafi i Homeland Real Estate e zbukuruam zyrën tonë dhe po ju japim disa ide sesi të dekoroni edhe ju ambientin e shtëpisë apo zyrës suaj!
Si ide është fantastike dhe shumë e thjeshtë për tu realizuar. Bëjini të bukura ambientet e pronave tuaja me pak kosto dhe me shumë kreativitet.
Mjetet e punës:
1. Kavanoza bosh
2. Boce pishe ose kërpudhë artificiale
3. Ngjitës
4. Shirit i kuq festiv
5. Borë artificiale
6. Degë peme e tharë
7. Bojra uji dhe furcë për të pikturuar
8. Topa zbukurimi për pemën
Të gjitha produktet mund t’i gjeni aty ku i kemi blerë edhe ne, në Jumbo.
Pemë dekorative me degë
Shumë e thjeshtë, duhet vetëm të merrni degën e pemës, ta lyeni me ngjyrë të bardhë dhe t’i varni globat në ngjyrat që ju dëshironi. Ngjan shumë fine dhe moderne njëkohësisht.
Glob dekorativ me dëborë
Një tjetër super ide e cila mund të realizohet me dre, boce pishe apo me kërpudhë artificiale në ngjyra festive (ose dicka tjetër që mund t’ju vijë në mendje).
Merrni kavanozin dhe lyejeni me ngjitëse nga jashtë.
Ngjisni dëborën e pregatitur më parë.
Brenda tapës së kavanozit, ngjitni mjetin dekorativ që do të vendosni brenda globit.
Mbylleni tapën vendosini rripin e kuq rreth e qark dhe Uala, ja tek e keni globin dekorativ festiv 🙂
Ato do të ngjajnë super bukur mbi tryezën tuaj.
Këto dhe shumë ide të tjera mund t’i gjeni të relizuara në zyrën tonë.
Ejani na vizitoni dhe shikojini nga afër, ndodhemi këtu: Rruga Sami Frashëri, Pallati 30, Shkalla Nr.7/1 Tirana (Përballë me ish bar “Cadrën”, në krah të shkollës “11 Janari”)